Autorët sllavë ose shqiptarë, çfarë zbuloi policia greke pas ekzekutimit mafioz në Athinë
Vrasësit e mafiozit grek në Athinë mund të jenë shqiptarë ose sllavë. Zyrtari i lartë policor, Girogos Kalliakmanis, ngriti dyshimet se atentatorët mund
Vrasësit e mafiozit grek në Athinë mund të jenë shqiptarë ose sllavë. Zyrtari i lartë policor, Girogos Kalliakmanis, ngriti dyshimet se atentatorët mund të jenë emigrantë ballkanas, të paguar për kryerjen e atentatit mafioz.
Policia deklaroi se atentatorët mund të jenë informuar nga një tjetër person mbi lëvizjes e mafiozit grek që ndodhej në vendngjarje.
Vangjelis Zabunis 44 vjeç, u ekzekutua me 80 plumba të zbrazur në drejtimin e tij dhe automjetit me të cilin po udhëtonte. Ai njihej si një ndër kriminelët më të rrezikshëm në shtetit grek dhe vrasja e tij “tronditi” botën e krimit në shtetin fqinj.
Policia mundi të gjejë vetëm një automjet që dyshohet se është përdorur në atentat. Në automjet u gjetën 2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmit.
Megjithatë, policia nuk ka ende asnjë gjurmë të atentatorëve./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?