Autostrada çahet në dy pjesë, makinat bien njëra pas tjetrës
Kina është përfshirë prej disa ditësh nga reshjet më të dendura të shiut prej 150 vitesh dhe pasojat e tyre kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha në infrastrukturë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar dëmtimin e një autostrade për shkak të rrëshqitjeve të dherave, të cilat shkaktuan një gropë të madhe që u bë shkak për […]
Kina është përfshirë prej disa ditësh nga reshjet më të dendura të shiut prej 150 vitesh dhe pasojat e tyre kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha në infrastrukturë.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar dëmtimin e një autostrade për shkak të rrëshqitjeve të dherave, të cilat shkaktuan një gropë të madhe që u bë shkak për disa aksidente të njëpasnjëshme, fatmirësisht pa fatalitete.
Në pamje, shihen makinat që njëra pas tjetrës bien në gropë dhe njerëzit e tjerë që rendin pas tyre për t’i shpëtuar.
Tajfuni Doksuri prej ditësh ka përfshirë Kinën me reshje të dendura dhe erë të fortë dhe pasojat e tij kanë prekur më shumë se 130 milionë njerëz në mbarë vendin.
What's Your Reaction?