Avioni me 106 pasagjerë shpëton për mrekulli në Beograd. I njëjti avion ka fluturuar edhe drejt Tiranës (VIDEO)
Një tragjedi ajrore është shmangur gjatë mbrëmjes së djeshme në aeroportin e Beogradit teksa një avion Embraer 190/95 është përplasur gjatë nisjes me një mjet që gjendej në pistë duke pësuar dëme të mëdha. Mediat serbe raportojnë se avioni ka mundur të ngjitet në fluturim dhe më pas të bëjë një ulje të detyruar në […]
Një tragjedi ajrore është shmangur gjatë mbrëmjes së djeshme në aeroportin e Beogradit teksa një avion Embraer 190/95 është përplasur gjatë nisjes me një mjet që gjendej në pistë duke pësuar dëme të mëdha.
Mediat serbe raportojnë se avioni ka mundur të ngjitet në fluturim dhe më pas të bëjë një ulje të detyruar në aeroport. Menjëherë pas uljes, në drejtim të avionit me më shumë se 100 pasagjerë në bord që ishte nisur për në Dusseldorf, kanë shkuar mjetet zjarrfikëse.
Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz, ndërsa avioni ka pësuar dëmtime të mëdha.
Air Serbia ka marrë së fundmi këtë tip avioni që mundëson linja më të gjata dhe me më shumë pasagjerë se avionët e tjerë në përdorim, si ATR-72. Kujtojmë se i njëjti avion ka fluturuar edhe në drejtim të Tiranës disa herë.
Evo kako je izgledao E-195 reg. OY-GDC kompanije Marathon airlines koji leti za ErSrbiju večeras posle prinudnog sletanja na BEG. pic.twitter.com/crLJURHeDa— Peđa Vučetić (@Pedjijatar) February 18, 2024
What's Your Reaction?