Avokati Gjokutaj numëron shkeljet e GJKKO për çështjen “Partizani”: S’njohin Kushtetutën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin nga seanca të gjyqtares Irena Gjoka, kërkesë e cila është rrëzuar. Avokati Genc Gjokutaj theksoi gjithashtu se gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre për humbjen e fuqisë së masave për shkak të tejkalimit të afateve për zbardhjen […]

Nëntor 8, 2023 - 16:58
 0
Avokati Gjokutaj numëron shkeljet e GJKKO për çështjen “Partizani”: S’njohin Kushtetutën
Reklamë
Reklamë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin nga seanca të gjyqtares Irena Gjoka, kërkesë e cila është rrëzuar.

Avokati Genc Gjokutaj theksoi gjithashtu se gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre për humbjen e fuqisë së masave për shkak të tejkalimit të afateve për zbardhjen e vendimit.

Gjokutaj: Ne kërkuam përjashtimin e gjyqtares, e dyta kërkesë. Një reagim krejt i ftohtë dhe një vendimmarrje si të gjitha të tjerat. Sigurisht kjo seancë ia vlejti për të dokumentuar shkeljen e radhës së gjykatës. Vendimi i zbardhur na u dha sot. Imagjinoni që vendimet janë të pa ekzekutuara, vendimet janë të pa depozituara në sekretarinë e gjykatës. Ndërkohë që Gjykata dhe Prokuroria flisnin sikur ato vendime janë komunikuar. Ne e konsiderojmë të pa ekzekutuar atë vendim, pavarësisht se këta i qëndrojnë shkeljes. Një gjykatë dhe një prokurori që shkel Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale e ka në dorë të dytë. Të dyja kërkesat janë rrëzuar.

Reklamë
Reklamë

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.