“Azgan, po të lujti njeri me dorë atje brenda…”, të tjera pamje nga dorëzimi i vrasësit të policit (VIDEO)
Të tjera pamje kanë dalë nga momenti i dorëzimit të Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier pak ditë më parë. Në video Mërnica duket i qeshur teksa familjarët e marrin me një automjet “Audi” për t’ia dorëzuar Policisë pas disa minutash. Ndërkohë një familjar duket se i del garant duke […]
Të tjera pamje kanë dalë nga momenti i dorëzimit të Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier pak ditë më parë.
Në video Mërnica duket i qeshur teksa familjarët e marrin me një automjet “Audi” për t’ia dorëzuar Policisë pas disa minutash.
Ndërkohë një familjar duket se i del garant duke i kërkuar të tregojë nëse e dhunojnë në Polici.
“Azgan, po të lujti njeri atje brenda…” – dëgjohet një mashkull.
Ndërkohë dikush i përgjigjet: “Ç’ke se është në besën time…”
Ishin pikërisht negociatat e RENEA me familjen e autorit dhe ultimatumi i vendosur nga njësia speciale pas lokalizimit të tij në një banesë në fshatin Dërmenas që bënë të mundur daljen e Mërnicës nga vendi ku fshihej prej mesditës të së hënës.
Të hënën ai ekzekutoi me një plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
What's Your Reaction?