Babai i Shpendit dhunon portierit, skandal në Itali, i ati i talentit shqiptar tërbohet pas ndeshjes
Skena të tilla dhune jemi mësuar ti shohim në futbollin shqiptar kryesisht, e jo në stadiumet europiane, mirëpo për fat të keq edhe
Skena të tilla dhune jemi mësuar ti shohim në futbollin shqiptar kryesisht, e jo në stadiumet europiane, mirëpo për fat të keq edhe në këtë rast protagonistet janë shqiptare. Babai i talentit shqiptar të Cezenes, Kristjan Shpendi ka shkaktuar një skandal të vërtetë në futbollin Italian.
Në përfundim të ndeshjes së Series C, Cezena –Olbia që u fitua nga vendasit 1 me 0, ai kapërceu rrethimin e brendshëm, u fut në fushë dhe goditi me grusht portierin mik Rinaldi.
Shkak u bë një dëmtim që Krtistjan Shpendi pësoi gjatë ndeshjes pas një përplasje sportive pikërisht me portierin e skuadrës mike. Babai i të riut shqiptar mesa duket i tërbuar nga dëmtimi që e nxori jashtë fushe të birin, ka humbur kontrollin duke i shpëtuar mbulimit të forcave të sigurisë e duke kryer një gjest tejet të shëmtuar që ka bërë xhiron e mediave në Itali dhe jo vetëm.
Cezena e cila kryeson me 49 pikë rrezikon të marrë penalitet pas këtij incidenti e natyrisht në imazh kjo është një goditje e madhe edhe për talentin Kristjan Shpendi, i cili ka bërë super kampionat duke shënuar deri tani 10 gola.
Kristjani bashkë me vëllain e tij Stiven Shpendi që luan me Empolin janë pjesë e kombëtares tonë dhe konsiderohen lojtarë mjaft premtues. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?