Babai vrau kunatin se abuzoi me vajzën e tij të mitur, Fuga: Duhet të kemi të drejtë të vrasim, sa do doja të isha avokati i tij në gjyq

Artan Fuga ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Greqi, në një familje shqiptare. “Drama që pësoi i gjori shqiptar në Greqi dje i ngjan dramave të Sofokliut, të Shekspirit, Incest, pedofili, përdhunim, shantazh, krim në familje, pabesi, të gjitha këto, nëse vërtetohen, a nuk do të shoqëroheshin me vrasje? […]

Janar 10, 2024 - 20:39
 0
Babai vrau kunatin se abuzoi me vajzën e tij të mitur, Fuga: Duhet të kemi të drejtë të vrasim, sa do doja të isha avokati i tij në gjyq
Reklamë
Reklamë

Artan Fuga ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Greqi, në një familje shqiptare.

“Drama që pësoi i gjori shqiptar në Greqi dje i ngjan dramave të Sofokliut, të Shekspirit,

Incest, pedofili, përdhunim, shantazh, krim në familje, pabesi, të gjitha këto, nëse vërtetohen, a nuk do të shoqëroheshin me vrasje? A duronte dot më i gjori për gjithçka pësonte vajza e tij?

Reklamë
Reklamë

Unë kam bindje se ai kur ka kryer aktin final ka qenë në kushte vetëmbrojtjeje!

Sa mirë e kishte filozofi Sade kur argumentonte që në kushte të caktuar përse të ketë të drejtë të vrasi vetëm shteti, ta zemë polici në kushte agresioni mbi të, dhe jo edhe qytetari!

Sa do të doja të isha avokati i tij në gjyq”, shkruan Fuga./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.