Ballkani ikën nga Conference League, skuadra e Ilir Dajës mundet në Kroaci nga Dinamo Zagreb
Ballkani i Ilir Dajës i dha fund aventurës evropiane pa mundur dot të realizojë ëndrrën për të kaluar përtej fazës së grupeve në
Ballkani i Ilir Dajës i dha fund aventurës evropiane pa mundur dot të realizojë ëndrrën për të kaluar përtej fazës së grupeve në Conference League.
Skuadra më e mirë e Kosovës kishte nevojë për një sukses në Zagreb kundër Dinamos për të vijuar aventurën europiane mirëpo kroatët u treguan superiore sikurse janë edhe në letër duke e mundur Ballkanin 3 me 0.
Ishte një ndeshje direkte në fakt duke marrë në konsideratë që çekët e Viktoria Pelzen ishin të kualifikuara para kohe si vendi i parë në grup. Pas një pjesë të parë të përfunduar në shifrat 0 me 0, gjithçka ndodhi në të dytën. Skuadra e Dajës pati një rast të shkëlqyer me Ismail Gecin që në fillim, mirëpo pastaj epërsia shkoi e gjitha për vendasit, të cilët pasi u ndalën në dy raste nga portieri Koliqi, arritën të zhbllokojnë shifrat me anë të Peric në minutën 69. 3 minuta më vonë për ti dhënë goditjen e madhe miqve mendoi Petkovic, ndërsa goli i tretë me penallti u shënua sërish nga kapiteni Petkovic. Ballkani e mbyll aventurën europiane me pikë të barabarta, 4 me Astanën.
Në duelet e tjera europiane të së enjtes në mbrëmje spikati suksesi i Romës 3 me 0 në shtëpi ndaj Sheriff Tiraspol që i lejoi verdhekuqve që të vijojnë më tej në Europa League si skuadra e dytë në grupin G. Lukaku Beloti dhe Pisili shënuan për ekipin e Murinjos.
Liverpooli në grupin E, e mbylli i pari ndonëse u mund nga Union Sent Zhil me rezultatin 2 me 1. Në grupin H Bajer Leverksuen e mbylli me pikë të plota 18, pasi mundi Molden 5 me 1 . Në grupin F Vijareal mundi rënd 3 me 2 në Francë duke e mbyllur e para, pikërisht duke parakaluar skuadrën franceze, ndërsa në krye të grupit A e mbylli Uest Ham që mundi në duelin direkt Reibgurgun 2 me 0. Shorti për Europa League dhe Conference league, ashtu sikurse edhe për Champions League do të hidhet të hënën në mesdite.
What's Your Reaction?