Banesa, tokë dhe lokal, kush është anëtari i grupit të Avdylajve që iu sekuestrua pasuria në Durrës

Prokuroria e Durrësit sekuestroi pasuritë e Saimir Gjepalit, i cili ishte dënuar nga Italia për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë

Maj 8, 2024 - 12:45
 0
Banesa, tokë dhe lokal, kush është anëtari i grupit të Avdylajve që iu sekuestrua pasuria në Durrës
Reklamë
Reklamë

Prokuroria e Durrësit sekuestroi pasuritë e Saimir Gjepalit, i cili ishte dënuar nga Italia për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”.

Pasuria e Gjepalit, anëtar i grupit të “Avdylajve”, dyshohet se është përfituar nga aktivitetet kriminale.

Prokuroria sekuestroi:

Reklamë
Reklamë

1-Banesë me 2 (dy) kate dhe garazh me sipërfaqe ndërtimi prej 150 m2, e ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga shtetasi S.Gj me vendndodhje në Shijak;
2-Lokal “Njësi” me 1 (një) kat, i ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga A.Gj. me vendndodhje në Shijak, me sipërfaqe ndërtimi 96 m2;
3-Tokë “Arë” me sipërfaqe 4.000 m2 në fshatin Lalëz-Njësia Administrative Ishëm të rrethit Durrës;
4-Tokë “Arë” me sipërfaqe 2.000 m2, në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës; dhe
5-Tokë “Arë” me sipërfaqe 2002 m2 e ndodhur në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës.

Kush është Saimir Gjepali:

Gjepali është një emër shumë i njohur për policinë shqiptare si pjesë e grupit të Avdylajve. Ai ka qenë i arrestuar në 2018 në Shqipëri për laboratorin e heroinës në Has, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të Avdylajve, ku u goditën 4 grupe kriminale.

Gjepali do të ishte në qendër të vëmendjeve në 2020 pasi ishte pjesë e grupit që kërcënuan një gardian në burgun 313. Ata e kërcënuar gardianin pasi kreu një kontroll në qelinë e tij, ku ishte gjetur edhe një telefon.

Kësisoj atë kohë drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili, urdhëroi tre muaj izolim për anëtarët e bandës së Avdylajve dhe për një shtetas italian, pas sherrit me efektivët e burgut.

Pas daljes nga burgu, Gjepali s’do e shijonte shumë lirinë pasi në 2022 do arrestohej në Shijak me qëllim ekstradimin në Itali, ku akuzohej për trafikim droge.

Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.