Basha: Në 2 shtator do marrim vendime të rëndësishme. Do ta kthejmë forcën tonë politike në zërin e qytetarëve! Ja 5 propozimet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat në qarkun e Fierit. Basha ka deklaruar se ‘në 2 Shtator Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e saj’. Kreu i sapo zgjedhur i PD u shpreh se do ta kthejnë PD […]
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat në qarkun e Fierit. Basha ka deklaruar se ‘në 2 Shtator Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e saj’.
Kreu i sapo zgjedhur i PD u shpreh se do ta kthejnë PD në në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës.
Basha përsëriti propozimet e tij, listat e hapura; Vetting-u në politikë; Kufizimi i mandateve; Vota e diasporës; Zgjedhja e Presidentit nga populli.
“Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut Fier, nisëm përgatitjen për hapat e rradhës që do ta kthejnë forcën tonë politike në zërin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshimin dhe një alternativë më të mirë që të sfidojë qeverinë e korruptar të Edi Ramës.
Partia Demokratike mundet dhe do ta bëjë këtë, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve, në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve.
Listat e hapura;
Vetting-u në politikë;
Kufizimi i mandateve;
Vota e diasporës;
Zgjedhja e Presidentit nga populli.
Përmes këtyre propozimeve, të mbështetura gjerësisht nga qytetarët, ne mund ta ndryshojmë rrënjësisht sistemin politik, duke bërë të mundur që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë thjesht rotacion, por një ndryshim të vërtetë, ashtu siç shqiptarët presin e meritojnë”, shkruan Lulzim Basha./m.j
What's Your Reaction?