Bashkëshorti pranon dhunën ndaj gruas, revoltohet Eni Çobani: Mos heshtni, denonconi!
Alma u përball sot në “Shihemi në Gjyq” me bashkëshortin e saj të 30 viteve, Fatosin. Në insertin e rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Alma i kërkoi Fatosit ADN-në e 4 fëmijëve të tyre dhe mundin e 30 viteve. Ajo i kujton atij se të afërmit e familjes e kanë shfrytëzuar. Seanca […]
Alma u përball sot në “Shihemi në Gjyq” me bashkëshortin e saj të 30 viteve, Fatosin. Në insertin e rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Alma i kërkoi Fatosit ADN-në e 4 fëmijëve të tyre dhe mundin e 30 viteve. Ajo i kujton atij se të afërmit e familjes e kanë shfrytëzuar.
Seanca po zhvillohet me tone të nxehta dhe në një pikë, Fatosi pranon se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Kjo deklaratë revolton ndërmjetësen Eni Çobani.
Fatos: Ti s’ke punë t‘i zësh me gojë këto gjërat se këto gjërat i zgjidh unë!
Alma: Asgjë s’ke zgjidhur ti! Ti ke zgjedhur dorën!
Eni Çobani: Jo, në qoftë se ke zgjedhur dorën siç thotë Alma, dorën dhe zërin ti do ta ulësh dhe nuk mund t’i drejtohesh bashkëshortes tënde në këtë formë. Ke përdorur dorë ndaj zonjës apo jo, përgjigju tani!
Fatos: Po.
Alma: Po, me raste po.
Eni Çobani: Po?! Edhe krenohesh që thua po?
Fatos: Po.
Eni Çobani: Të të vijë rëndë atëherë! Po janë të forta këto gra more prandaj u bëj thirrje të gjitha grave, denonconi dhunën, mos jetoni me dhunë, nuk jetohet me dhunë! Kërcënimi më i madh i lirisë së çdo femre është heshtja! Mos heshtni! Luftoni për të drejtat tuaja! Mos rrini si kjo zonja 30 vjet, me 4 fëmijë dhe ky burri thotë kam ngritur dorë! Si ke ngritur dorë ti more? Kujt i ke ngritur dorë? Të ka denoncuar kjo?
Fatos: Unë shkoj punoj nga mëngjesi në darkë dhe…
Eni Çobani: Vjen në darkë ti dhe ngre dorën ë?
What's Your Reaction?