Bashkim për interesin e xhepit

Nga Artur Ajazi Na qenkësh “bashkuar opozita”. Na qenkësh “zgjuar nga gjumi” 2 vjeçar, dhe arriti të “hedhë mbrapa inatet e vjetra për hir të popullit”. Të besosh këto profka dhe mashtrime, i bie të kthehesh nja 30 vite pas. Gjithçka po bëhet sepse, zgjedhjet po vijnë, dhe duhet në listë emri, mandati deputetit, dhe […]

Mars 23, 2024 - 14:55
 0
Bashkim për interesin e xhepit
Reklamë
Reklamë

Nga Artur Ajazi

Na qenkësh “bashkuar opozita”. Na qenkësh “zgjuar nga gjumi” 2 vjeçar, dhe arriti të “hedhë mbrapa inatet e vjetra për hir të popullit”. Të besosh këto profka dhe mashtrime, i bie të kthehesh nja 30 vite pas. Gjithçka po bëhet sepse, zgjedhjet po vijnë, dhe duhet në listë emri, mandati deputetit, dhe përfitimet e tjera që vijnë pas tij. Na qenkësh “bashkuar Partia Demokratike, dhe ka nisur eskursionet e saj në rrethe”.

E nisi nga Hasi, Puka, Rresheni, pastaj nga Vlora, dhe do të vazhdojë udhëtimet në “Pranverë”, ashtu sipas grafikut të Berishës. Sa fallco duken, tek betohen dhe u tregojnë përralla, atyre që u kanë ardhur ti dëgjojnë. Se si u thonë se “Hasin e donte shumë gjyshi im, Pukën e donte shumë xhaxhai im, ju jeni trima që përballeni me Ramën”, etj…etj.. budallalliqe që vetëm në 2024 nuk i beson njeri.

Reklamë
Reklamë

Bashkim i “thënçin”, u bë sepse erdhi viti zgjedhor, dhe shumica e tyre as futeshin në lista, dhe as fitonin me votë. Por edhe pse të bashkuar, disa prej tyre që ditën bëjnë si “demokratikas”, dhe natën qajnë hallet e bizneseve me njerëz të pushtetit, nuk besoj se do të kenë shansin të rimandatohen. Demokratët e bazës shprehen se “partia është në ditën e kiametit”, dhe as besojnë se do të kenë një fushatë dinjitoze me ata që tallen në takime paraelektorale. Pra, u “erdhi veza” dhe turren me demek “tek baza e harruar”.

U bënë mbi 33 vite, që ajo parti përfaqëson jo të djathtët, jo të persekutuarit, por shtresën e molepsur me afera pushtetesh dhe korrupsioni. Ata që kërkuar, mbi 5 muaj rresht, “komisione hetimore”, nuk kanë shanse të dalin “qelibar” nga asgjë. Kanë patur pushtet, kanë abuzuar, vjedhur, përvetësuar, janë pasuruar, bredhin me makina 100 mijë euroshe, kanë vila, pallate, miliona në banka, dhe pa kurrfarë pendimi u thonë mbeshtetesve të tyre “ne jemi e ardhmja, ne e bejmë Shqiperinë si Europa”.

Mjafton të kujtosh si e katandisën Tiranën dhe vendin, me kioska dhe qendrat në moçale, dhe të besosh propogandën bajate. Dhe fakti është se, baza e Partisë Demokratike në mbi 70 per qind të saj, është mosbesuese ndaj lidershipit aktual, dhe atyre që e quajnë “bashkim të partisë”, procesin e mashtrimit të madh. Interesi, mbrojtja e pasurive, përjetësimi mandatit të deputetit, janë arsyet e vetme të kësaj estrade që ata e quajnë “bashkim”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.