Bebi s’pret deri në maternitet, nëna e lind në makinë
Foshnja e një 37-vjeçareje në Greqi nuk priti dot deri në maternitet, duke “detyruar” në këtë mënyrë nënën që ta lindte në makinë,
Foshnja e një 37-vjeçareje në Greqi nuk priti dot deri në maternitet, duke “detyruar” në këtë mënyrë nënën që ta lindte në makinë, teksa po shkonte në spital.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 6 prillit në qytetin e Volos të vendit fqinj. Mediat lokale raportojnë se 37-vjeçarja me të ndjerë dhimbjet e lindjes, u nis menjëherë për në maternitet, nën shoqërinë e bashkëshortit.
Por bebi nuk priti e për rrjedhojë 37-vjeçarja e lindi në makinë. Pas lindjes së bebit, prindërit e foshnjës shkuan në maternitet, ku u pritën nga mjeku dhe infermieret.
“I përulem gruas sime, e cila pa panik lindi fëmijën tonë, teksa makina ishte lëvizje. Gruaja ime lindi një vajzë të bukur. Jeta është e bukur”, citohet të ketë thënë bashkëshorti i 37-vjeçares për mediat në Greqi./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?