Befasoi Serinë A, FSHF ‘lëviz gurët’ për Arijon Ibrahimoviç!

Arijon Ibrahimoviç është dëshira e fundit e Alban Bushit, trajnerit të Kombëtares U-21 të Shqipërisë. 17-vjeçari luan me Frosinonen në Serinë A dhe dy ditë më parë luajti ndeshjen e parë si titullar në elitën e futbollit në Itali, aty ku edhe shënoi. Tanimë në FSHF kanë filluar të “lëvizin gurët” për të afruar një […]

Nëntor 8, 2023 - 18:21
 0
Befasoi Serinë A, FSHF ‘lëviz gurët’ për Arijon Ibrahimoviç!
Reklamë
Reklamë

Arijon Ibrahimoviç është dëshira e fundit e Alban Bushit, trajnerit të Kombëtares U-21 të Shqipërisë. 17-vjeçari luan me Frosinonen në Serinë A dhe dy ditë më parë luajti ndeshjen e parë si titullar në elitën e futbollit në Itali, aty ku edhe shënoi. Tanimë në FSHF kanë filluar të “lëvizin gurët” për të afruar një ndër talentet e vlefshme të vitlindjes 2005.

Me kontratë deri në 2025 me Bayern Munich, djaloshi është i huazuar në Serie A dhe ka bindur Di Francescon për ta hedhur në fushë krah sulmuesit tjetër të Kombëtares, Marvin Çuni.

Bayern Munich kërkon 3.5 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin, që ka luajtur me moshat e Gjermanisë, duke zhvilluar edhe një takim me U-19 e këtij vendi. I lindur në Nurnberg dhe me origjinë nga Kosova, Ibrahimoviç duket se është dëshira e kuqezinjve të vegjël, teksa shihet si ndër talentet më premtuese në Evropë./m.j

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.