Beleri sërish para gjyqit, GJKKO rrëzon kërkesën për shpalljen të pavlefshme të akteve hetimore

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat papraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore. GJKKO vlerësoi se kjo kërkesë ishte e pabazuar në ligj. Pas këtij vendimi avokatët e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Gjykata e Posaçme. Procesi për Belerin mundi […]

Tetor 24, 2023 - 14:10
 0
Beleri sërish para gjyqit, GJKKO rrëzon kërkesën për shpalljen të pavlefshme të akteve hetimore
Reklamë
Reklamë

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat papraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore.

GJKKO vlerësoi se kjo kërkesë ishte e pabazuar në ligj. Pas këtij vendimi avokatët e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Gjykata e Posaçme.

Procesi për Belerin mundi të startonte këtë të martë. Seanca e parë e gjykimit në themel për çështjen Beleri, e parashikuar të mbahej në 17 tetor, u shty për shkak se gjyqtarja e re kërkoi një javë kohë për t’u njohur me dosjen.

Reklamë
Reklamë

As SPAK as avokatët e Fredi Belerit nuk kanë dëgjuar provat e Prokurorisë nga njëra anë por dhe mbi pafajësinë që këmbëngul kryebashkiaku i Himarës, i zgjedhur por ende jo i betuar në detyrë. Ai ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Lartë ku kërkon të betohet dhe të njihet dhe të shkojë në krye të detyrës.

Fredi Beleri akuzohet për korrupsion zgjedhor, ku pagoi një qytetar i cili dëshmoi se mori para dhe ia dha qytetarëve në këmbim të votave. Beteja do të vazhdojë e fortë dhe nën syrin e diplomacisë grekëve që kanë qenë të pranishëm në çdo seancë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.