Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, Rama uron: Me zemër të mirë!

Besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë sot Pashkët. Besimtarët në kryeqytet iu drejtuan katedrales së “Shën Palit” në të shtunën e madhe ku u mbajt mesha e shenjtë. Ndërsa, e diela për të gjithë besimtarët katolikë është dita e Ringjalljes së Krishtit. Pashkët janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake […]

Mars 31, 2024 - 09:40
 0
Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, Rama uron: Me zemër të mirë!
Reklamë
Reklamë

Besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë sot Pashkët. Besimtarët në kryeqytet iu drejtuan katedrales së “Shën Palit” në të shtunën e madhe ku u mbajt mesha e shenjtë.

Ndërsa, e diela për të gjithë besimtarët katolikë është dita e Ringjalljes së Krishtit. Pashkët janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit.

Meshën në Katedralen e Shën Palit e drejtoi Arqipeshkvi Mitropolit, Imzot Arjan Dodaj, i cili uroi besimtarët dhe kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore, sociale e mediatike për t’u vënë në shërbim të një horizonti më me shpresë për të rinjtë.

Reklamë
Reklamë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, Gëzuar Pashkët.

Ne rubrikën e tij mirëmëngjesi ne rrjetin social Facebook, kryeministri shkruan, “MIRËMËNGJES dhe me një urim të veçantë, për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët”.

Festa e Pashkëve, është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të kishës katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë ringjalljen e Jezusit, e cila ka ndodhur sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.