Beteja me grupet kriminale në Tiranë, Arbër Zemani: Fokus i policisë lufta kundër shitjes së drogës në shkolla
Shefi i sektorit për luftën kundër trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Arbër Zemani, foli sot në edicionin qendror të lajmeve në
Shefi i sektorit për luftën kundër trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Arbër Zemani, foli sot në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus për betejën kundër grupeve që shesin lëndë narkotike në afërsi të shkollave në kryeqytet dhe në rrethe, si edhe për bazat me armë dhe municione të grupeve kriminale.
Nëpërmjet një lidhje me Skype, Arbër Zemani tha për gazetarin Aleksandër Furxhi se që në tremujorin e parë të këtij viti policia ka finalizuar disa operacione të suksesshme në Tiranë, ku ka sekuestruar rreth 12 armë zjarri dhe ka vënë në pranga rreth 15 persona.
“Për qarkun e Tiranësn nga Janari deri në Mars është bërë i mundur finalizimi i disa operacioneve të suksesshme dhe sekuestrimi i 12 armëve të zjarrit, automatike dhe armë pistoletë si dhe vënia para përgjegjësisë dhe arrestimi i rreth 15 personave”, tha shefi i sektorit për luftën kundër trafiqeve.
Zemani zbuloi se një pjesë e armëvë të sekuestruara i përkasin periudhë së ’97-ës AK 47, ndërsa një pjesë e armëve janë moderne të ardhura nga Kosova.
Arbër Zemani: Për sa i përket operacionit dje, janë armë që kanë qenë të magazinuara që nga vitet ’97. Bëhet fjalë për automatikë AK 47, ose kallashnikov që njihet. Ndërsa në operacionet e tjera nga janari një pjesë e madhe e tyre kanë qenë armë moderne, të cilat në disa raste i kemi të verifikuara që janë transportuar nga Kosova. Gjithashtu në muajin shkurt është kapur një sasi tritoli ku u arrestuan 5 veta, e cila është verifikuar që ka edhur nga Kosova. Në bashkëpunim me palën kosovare po vazhdojnë hetimet për këtë sasi.
Cili është aktualisht fronti me problematik i juaj në luftën kundër drogës? Ku është e përqendruar më shumë vëmendja dhe çfarë janë ato ju më shumë po hasni në këtë luftë, në betejën tuaj të përditshme?
Lidhur me këtë pyetje,shefi i sektorit për luftën kundër trafiqeve, Arbër Zemani, tha se vëmendja e policisë është vendosur më shumë në goditjen e grupeve që shesin dhe shpërndajnë lëndë narkotike në afërsi të shkollave.
Arbër Zemani: Prioriteti i seksionit për sa i përket luftës kundër drogës është vendosur më shumë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave. Janë organizuar operacione të shumta për goditjen e grupeve kriminale që sheshin lëndë narkotike prane shkollave. Operacioni Tempulli 2 që është zhvilluar në fillim të vititi janë nxjerrë 85 urdhra ndalimi nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe një pjesë e tyre ishin persona që shisnin dhe shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, pjesa më e madhe aktualisht ndodhen ende në burg. Por edhe në zona të tjera përtej Tiranës janë goditur grupet që shpërndajnë drogë, edhe në Fushë Krujë, janë bërë operacione të shumta. Vetëm në operacionin Tempulli 2 janë sekuestruar 5.3 kg kokainë, që nga Janari. Është një luftë që ka ecur goxha gjatë tre muajve të parë të vitit./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?