Bideni e quajti Putinin “bir k…”, reagon Kremlini: Po tenton të shitet si “kauboj hollivudian”

Presidenti i ShBA-së e quajti homologun e tij rus “bir ku*ve”. Gjatë një ngjarje në San Francisko, presidenti Joe Biden përdori gjuhë të

Shkurt 22, 2024 - 13:44
 0
Bideni e quajti Putinin “bir k…”, reagon Kremlini: Po tenton të shitet si “kauboj hollivudian”
Reklamë
Reklamë

Presidenti i ShBA-së e quajti homologun e tij rus “bir ku*ve”.

Gjatë një ngjarje në San Francisko, presidenti Joe Biden përdori gjuhë të ashpër ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin, ndërsa diskutonte për efektet e ndryshimit të klimës.

I menjëhershëm ishte reagimi i Kremlinit, përmes zëdhënësit të tij, Dmitry Peskov.

Reklamë
Reklamë

“A e ka përdorur zoti Putin një fjalë të vetme të rëndë për t’ju adresuar juve? Kjo s’ka ndodhur kurrë. Prandaj, mendoj se një fjalor i tillë e poshtëron vetë Amerikën”.

Ai më pas e quajti atë një “përpjekje të dobët” për të tingëlluar si një “kauboj hollivudian”, dhe shtoi: “Ky është një turp për vetë vendin, e kam fjalën për Shtetet e Bashkuara”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.