Biseda mes Mimoza Kusarit-Lila dhe Radoiçiç, Albin Kurti: Inçizim i montuar, e dimë kush bashkëpunon me të
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quan situatë të montuar incizimin ku dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke komunikuar me terroristin serb, Milan Radojiçiç, me ndërmjetësimin e ish-nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Listës Serbe, Slavko Simiç. “Qytetarët e dinë se kush bashkëpunon në Kosovë me Radoiçiç”, theksoi Kurti, i […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quan situatë të montuar incizimin ku dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke komunikuar me terroristin serb, Milan Radojiçiç, me ndërmjetësimin e ish-nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Listës Serbe, Slavko Simiç.
“Qytetarët e dinë se kush bashkëpunon në Kosovë me Radoiçiç”, theksoi Kurti, i cili e ktheu vëmendjen tek nevoja për të rritur trysninë, në mënyrë që ndaj tij të ketë aktakuzë në Kosovë dhe të arrestohet për sulmin terrorist të Banjskës.
“Unë vet nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radoiçiçin dhe e kanë të qartë pse Milan Radoiçiçi ikë tash dhe dikur ishte në kryeministri. Për këtë gjë zëdhënësi i LVV-së e ka dhënë një përgjigje të saktë dhe të qartë. Ajo është një situatë e montuar dhe Milan Radoiçiç këtë muaj i bën nëntë muaj që lëvizë i lirë në Serbi dhe trysnia duhet të ishte që në Kosovë të ketë aktakuzë dhe të arrestohet.”
I pyetur se a do të ketë masa ndëshkuese ndaj Mimoza-Kusarit për komunikimin e saj me Radoiçiç, Kurti tha se Kusari-Lila nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Po e kuptoj se po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda të një bisede që nuk e di si është marrë dhe ku është marrë, si u pre dhe nga kush është organizuar. Unë jam kryetar i LVV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e LVV-së. Edhe po të ishte anëtare e LVV-së për këso gjërash ka komisione dhe LVV-ja nuk e ka kryetarin diktator që merr vendime.”
Biseda e pretenduar mes Mimoza Kusari Lilës, thuhet të jetë zhvilluar në qershor të vitit 2022 kur Radoiçiç ishte përfshirë në listën e zezë nga shtetet e bashkuara, dhe u publikua nga media Nacionale.
What's Your Reaction?