Bisedime të reja për armëpushim, drejtues të Hamas takohen në Kajro me përfaqësues nga SHBA dhe nga rajoni

Hamasi ka konfirmuar dërgimin e një delgacioni në Egjipt për rinisjen e bisedimeve për armëpushim, disa orë pasi në Kajro mbërriti edhe shefi

Maj 4, 2024 - 12:55
 0
Bisedime të reja për armëpushim, drejtues të Hamas takohen në Kajro me përfaqësues nga SHBA dhe nga rajoni
Reklamë
Reklamë

Hamasi ka konfirmuar dërgimin e një delgacioni në Egjipt për rinisjen e bisedimeve për armëpushim, disa orë pasi në Kajro mbërriti edhe shefi i CIAs, Uilliam Burns.

Grupi militant tha se përfaqësuesit e tij po udhëtonin në Kajro me një frymë pozitive pas studimit të propozimit të fundit për një marrëveshje të re.

“Ne jemi të vendosur të sigurojmë një marrëveshje në një mënyrë që do të përmbushte kërkesat e palestinezëve”-shkruhej në një deklaratë.

Reklamë
Reklamë

Një zyrtar amerikan tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se ka patur përparim në bisedime, por presin të dëgjojnë më shumë në diskutimet e kësaj fundjave.

Sekretari i Shtetit,  Antony Blinken, në mbyllje të vizitës së tij në Lindjen e Mesme vetëm pak ditë më parë tha se pengesa për të rënë dakrod qëndronte te Hamasi.

Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi kanë vazhduar për muaj me rradhe pa ndonjë përparim vendimtar.

Izraeli ka thënë se është i vendosur të eliminojë Hamasin, ndërsa organizata synon një armëpushim të përhershëm dhe një tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza.

Përpjekjet bëhen edhe më të domosdoshmë ndërsa Izraeli paralajmëron nisjen e një ofensive tokësore në jug të gazës ku është grumbulluar pjesa më e madhe e popullsisë.

Një operacion i tillë i ushtrisë izraelite në Rafah mund t’i japë një goditje të rëndë operacioneve humanitare në Gaza dhe të rrezikonte shumë civilë të tjerë, ka paralajmëruar OKB.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.