Biznesi i vogël dominon 99.8% të tregut në Shqipëri, punëson 82% të njerëzve
99.8% të sipërmarrjeve të hapura në vendin tonë e zënë bizneset e vogla dhe të mesme. Shifra del nga INSTAT dhe pasqyron vitin 2022, në një organizim tregu që mbetet i tillë prej vitesh, dukë bërë që ndërmarrjet e mëdha të kenë 0.2% të raportit. Sipas ecurisë, 82% e të punësuarve janë pjesë e ndërmarrjeve […]
99.8% të sipërmarrjeve të hapura në vendin tonë e zënë bizneset e vogla dhe të mesme. Shifra del nga INSTAT dhe pasqyron vitin 2022, në një organizim tregu që mbetet i tillë prej vitesh, dukë bërë që ndërmarrjet e mëdha të kenë 0.2% të raportit.
Sipas ecurisë, 82% e të punësuarve janë pjesë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nga 81.6% që ishte ky tregues përgjatë vitit 2021. Me rritje po ashtu paraqiten edhe shitjet. Rreth 80% e tyre realizohen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, nga 79% që janë realizuar në vitin 2021.
Nga ana tjetër, investimet paraqiten me rënie, krahasuar me vitin paraardhës, pra vitin 2021. Rreth 75.5% e investimeve janë bërë nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga 76.4% në vitin 2021.
Të dhënat tregojnë se norma e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është e njëjtë me vendet e Bashkimit Europian, por ndryshe nga Europa, përqindja e të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendin tonë është 82%, ndërsa në Europë është 64.4%.
/f.s
What's Your Reaction?