Blinken dhe Tajani firmosin memorandum për luftën ndaj dezinformimit

Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinken dhe Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të zgjeruar bashkëpunimin në luftën kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj. Në fjalën e tij, Blinken deklaroi se nënshkrimi i këtij memorandumi vjen në një moment të rritjes së dezinformatave në përpjekje për të […]

Prill 18, 2024 - 10:05
 0
Blinken dhe Tajani firmosin memorandum për luftën ndaj dezinformimit
Reklamë
Reklamë

Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinken dhe Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të zgjeruar bashkëpunimin në luftën kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj.

Në fjalën e tij, Blinken deklaroi se nënshkrimi i këtij memorandumi vjen në një moment të rritjes së dezinformatave në përpjekje për të destabilizuar demokracitë.

“Ky memorandum mirëkuptimi që sapo nënshkruam shkon në një nga sfidat kritike me të cilat po përballen vendet tona dhe demokracitë e tjera, që është përdorimi në rritje i dezinformatave në përpjekje për të destabilizuar demokracitë tona. Duke punuar më ngushtë së bashku, Italia dhe Shtetet e Bashkuara mund ta përballojnë në mënyrë më efektive këtë sfidë. Kjo është ajo që ky Memorandum Mirëkuptim ka të bëjë”, tha Blinken.

Reklamë
Reklamë

Nga ana e tij, Tajani deklaroi se ka vende jodemokratike të cilat përdorin lajme të rreme për të krijuar konfuizion brenda vendeve demokrate si SHBA, Itali dhe vendet e BE-së.

Jemi të kënaqur që kemi nënshkruar me Shtetet e Bashkuara këtë memorandum për të luftuar dezinformimin. Ka vende jodemokratike që përdorin lajme të rreme për të krijuar konfuzion brenda vendeve demokratike si Shtetet e Bashkuara, Italia dhe brenda BE-së, si dhe për të ndikuar në zgjedhje. Tani Italia si i gjithë Bashkimi Europian po përgatitet të votojë për rinovimin e Parlamentit Europian. Ne nuk duam asnjë kushtëzimi i qytetarëve tanë nëpërmjet lajmeve të rreme, duke përdorur media sociale apo edhe AI, për të ndikuar në votën e tyre”, u shpreh Tajani.

Ky i fundit theksoi se marrëdhënie transatlantike për Italinë, është ylli polar i politikës së jashtme.

“Për ne, marrëdhënia transatlantike është ylli polar i politikës sonë të jashtme, si marrëdhënia me Bashkimin Evropian. Ne duam të vazhdojmë të punojmë edhe me Shtetet e Bashkuara në një sektor kaq të rëndësishëm. Ne po mbrojmë parimet themeluese të G7, NATO-s dhe marrëdhënieve transatlantike”, u shpreh Tajani.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.