Blinken paralajmëron se lufta në Gaza mund të zgjerohet “lehtësisht”
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi të dielën se lufta në Rripin e Gazës mund të zgjerohet “lehtësisht” në Lindjen e Mesme dhe kërkoi që të përqendrohen përpjekjet për të siguruar që konflikti “të mos përhapet” pasi kjo është “një çështje me shqetësim global”. “Ky është një konflikt që mund të japë lehtësisht metastaza, […]
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi të dielën se lufta në Rripin e Gazës mund të zgjerohet “lehtësisht” në Lindjen e Mesme dhe kërkoi që të përqendrohen përpjekjet për të siguruar që konflikti “të mos përhapet” pasi kjo është “një çështje me shqetësim global”.
“Ky është një konflikt që mund të japë lehtësisht metastaza, duke shkaktuar edhe më shumë pasiguri dhe vuajtje. Që nga dita e parë, ne kemi qenë intensivisht të fokusuar në punën për të parandaluar përhapjen e konfliktit”, tha Blinken në një konferencë për shtyp nga Doha, në kuadër të një turi në Lindjen e Mesme.
Tre muaj pas fillimit të luftës në Gaza, më 7 tetor, Blinken deklaroi se “ky është një moment tensioni i thellë në rajon”, prandaj vendosi që të bëjë vizitën e tij të katërt në Lindjen e Mesme që nga shpërthimi i konfliktit.
Në këtë kuptim, ai theksoi se Katari dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë angazhimin për të përdorur “ndikimin, marrëdhëniet dhe lidhjet e tyre me palë të ndryshme për të shmangur përshkallëzimin dhe për të penguar frontet e reja të luftës”, pasi “kjo nuk është vetëm një çështje rajonale, por një çështje me shqetësim global”.
/a.r
What's Your Reaction?