Bllokimi i ndihmave për palestinezët/ Papa dhe Presidenti i KiE apel për hapjen e rrugëve

Papa Francesku në mesazhin e radhës dedikuar luftës në Rripin e Gazës ka apeluar palëve që të bëjnë tërheqjet e tyre. Ati i Shenjte kërkoi që Hamasi të lirojë pengjet izraelite duke bërë thirrje gjithashtu që të happen rrugët për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, aty ku banoret janë në prag të një katastrofe […]

Tetor 25, 2023 - 12:30
 0
Bllokimi i ndihmave për palestinezët/ Papa dhe Presidenti i KiE apel për hapjen e rrugëve
Reklamë
Reklamë

Papa Francesku në mesazhin e radhës dedikuar luftës në Rripin e Gazës ka apeluar palëve që të bëjnë tërheqjet e tyre. Ati i Shenjte kërkoi që Hamasi të lirojë pengjet izraelite duke bërë thirrje gjithashtu që të happen rrugët për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, aty ku banoret janë në prag të një katastrofe humanitare.

Unë gjithmonë mendoj për situatën serioze në Palestinë dhe Izrael dhe inkurajoj lirimin e pengjeve dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza. Kështu Papa Françesku në fund të audiencës në sheshin e Shën Pjetrit.

 Ndërkohë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel bëri thirrje liderve të BE-se që të garantojnë ndihmen humanitare në Gaza.

Reklamë
Reklamë

“Përkeqësimi i situatës humanitare në Gaza vazhdon të jetë një shqetësim i madh. Ne duhet të diskutojmë, para së gjithash, se si të sigurojmë urgjentisht shpërndarjen efektive të ndihmës humanitare dhe aksesin në nevojat më themelore. Ne duhet të angazhohemi, në një front të bashkuar dhe koherent, me partnerë për të shmangur një përshkallëzim të rrezikshëm rajonal të konfliktit” dhe “rinisja e procesit të paqes bazuar në zgjidhjen me dy shtete është e vetmja rrugë përpara”, shton Michel në letrën e ftesës drejtuar liderëve në prag të samitit të BE-së.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.