Bojkoti i zgjedhjeve në veri, Osmani: Edhe njëherë, Vuçiç e shkeli fjalën që u kishte dhënë ndërkombëtarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për referendumin në komunat veriore. Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkruan se Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktual dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj por masa më e madhe nuk e shfytëzuan për shkak të presionit nga Beogradi përmes […]

Prill 21, 2024 - 20:20
 0
Bojkoti i zgjedhjeve në veri, Osmani: Edhe njëherë, Vuçiç e shkeli fjalën që u kishte dhënë ndërkombëtarëve
Reklamë
Reklamë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për referendumin në komunat veriore. Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkruan se Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktual dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj por masa më e madhe nuk e shfytëzuan për shkak të presionit nga Beogradi përmes Listës Serbe.

“Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”.

“Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë. E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë, si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin. Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, ka shkruar Osmani.

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.