Borrell takim me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, zbulohen detaje
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel nën drejtimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Mësohet se gjatë takimit do të diskutohet për agresionin rus ndaj Ukrainës si dhe për zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin dhe situatën në Izrael dhe rajon. Po ashtu […]
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel nën drejtimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Mësohet se gjatë takimit do të diskutohet për agresionin rus ndaj Ukrainës si dhe për zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin dhe situatën në Izrael dhe rajon.
Po ashtu në fokus të takimit do të jetë edhe dimensioni i politikës së jashtme të sigurisë ekonomike.
Pas këtij takimi, ministrat e jashtëm të BE do të jenë pjesë e takimit ministror BE-Ballkani Perëndimor , bashkë me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Takimi do të mbahet në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në drejtimin e Josep Borrell.
/a.r
What's Your Reaction?