Borxhi i jashtëm i Shqipërisë tejkalon nivelin 10 miliardë euro

Qeveria nuk e shfrytëzoi rënien e euros për të shlyer borxhin e jashtëm… përkundrazi e zgjeroi. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se nga më pak se 9.8 miliardë euro në fundin e vitit të shkuar, detyrimet e marra në institucionet financiare ndërkombëtare u rritën në më shumë se 10.1 miliardë euro në fund […]

Dhjetor 13, 2023 - 16:35
 0
Borxhi i jashtëm i Shqipërisë tejkalon nivelin 10 miliardë euro
Reklamë
Reklamë

Qeveria nuk e shfrytëzoi rënien e euros për të shlyer borxhin e jashtëm… përkundrazi e zgjeroi. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se nga më pak se 9.8 miliardë euro në fundin e vitit të shkuar, detyrimet e marra në institucionet financiare ndërkombëtare u rritën në më shumë se 10.1 miliardë euro në fund të shtatorit.

“Është një tregues i cili mund ta shikojmë në dy plane. Borxhi në vetvete është një instrument i mirë për të financuar ato pjesë të ekonomisë që prodhojnë te ne. Problemi është se te ne nuk prodhohet për këto qëllime, por shkon për të paguar gjoba e shlyer detyrime të vjetra”, tha Pano Soko, ekspert për ekonominë.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se pjesa më e madhe e këtyre detyrimeve, 4.9 miliardë apo gjysma e totalit janë marrë nga qeveria. Pjesa tjetër është në kurriz të bankave tregtare dhe sektorëve të tjerë të ekonomisë.

Reklamë
Reklamë

 “Ne këtu kemi dy probleme. Keqmenaxhimin nga njëra anë dhe orientimin e gabuar të politikave të marrjes së borxhit nga tjetra. Duket paradoksale pasi nënçmimi i euros do duhej të kishte ndikuar te borxhi publik. Gjithashtu, duhet që qeveria të mosfokusohet vetëm te borxhi i jashtë në euro, por edhe tek ai i brendshëm”, theksoi ai.

Pavarësisht se borxhi i jashtëm zgjerohet, Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregon se vitin e ardhshëm treguesi të zbresë në rreth 60 për qind të Prodhimit të brendshëm Bruto.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.