Braçe përplaset me fermerët në Lushnjë: Mos më filmoni, ik e mos më dëgjo
Një takim që ka pasur deputeti i PS-së, Erion Braçe me disa fermerë të zonës së Lushnjës është shoqëruar me debate. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet Braçe duke debatuar me një fermer, dhe më pas ndërhyn edhe të tjerët. Replikat: Braçe: A ka mundësi ta mbaroj unë. Nuk të thash se po […]
Një takim që ka pasur deputeti i PS-së, Erion Braçe me disa fermerë të zonës së Lushnjës është shoqëruar me debate.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet Braçe duke debatuar me një fermer, dhe më pas ndërhyn edhe të tjerët.
Braçe: A ka mundësi ta mbaroj unë. Nuk të thash se po më bën presion, se nuk më bën dot. Por nuk më impresionon.
Banori: Unë nuk më intereson se çfarë thua ti. Unë po të filmoj që të kem fjalën tënde, si dokument.
Braçe: Ti nuk ke për të filmuar asgjë nga fjalët e mija atëherë mqe nuk të interesojnë fjalët e mia. Ik e mos dëgjo. Ça po bëj unë, asnjë presion!
Banorët: Ne duam ta zgjidhim me qetësi, këtë çështje, por ti nuk na bën dot presion neve. Ne duam të flasim, mos na u hidh kështu. Do të flasësh me të gjithë këtu se jemi popull. TEMA
What's Your Reaction?