Bujtina e parë në Frashër të Përmetit, çifti Hila lë qytetin për të investuar në fshat (VIDEO)

I gjendur mes bukurive madhështore të natyrës aty ku mushkëritë mbushen me oksigjen dhe syri çlodhet nga panorama që të ofron. Natyra mahnitëse po tërheq jo vetëm turistët e shumtë por edhe banorët që janë larguar për t’u rikthyer dhe për të investuar në këtë fshat. Agim dhe Tefta Hila konsiderohen si dallëndyshja e parë […]

Qeshor 2, 2024 - 10:25
 0
Bujtina e parë në Frashër të Përmetit, çifti Hila lë qytetin për të investuar në fshat (VIDEO)
Reklamë
Reklamë

I gjendur mes bukurive madhështore të natyrës aty ku mushkëritë mbushen me oksigjen dhe syri çlodhet nga panorama që të ofron. Natyra mahnitëse po tërheq jo vetëm turistët e shumtë por edhe banorët që janë larguar për t’u rikthyer dhe për të investuar në këtë fshat. Agim dhe Tefta Hila konsiderohen si dallëndyshja e parë e kthimit në Frashër.

Pas daljes në pension çifti Hila vendosën të ndërtojnë një shtëpi modeste për ta kthyer në shërbim  të turizmit.

Agimi dhe Tefta Hila rrëfejnë se nostalgjia për fshatin i bëri atë të lënë  qytetin e Fierit ku jetuan  për rreth 25 vite. Në Frashër turistët kanë mundësi të shijojnë natyrën por edhe disa gatime shumë të veçanta të zonës.

Reklamë
Reklamë

Rikonstruksioni i rrugës shikohet si e vetmja mundësi për zhvillimin e turizmit në këtë vend ku kalon përmes bukuritë përrallore të Parkut Kombëtarë të Bredhit të Hotovës dhe Kanionit të Kamenicës.

Gazetar: Marash Mirashi

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.