Bullizmi e denigrimi online, Linda Rama: 50% e dhunuesve, tinëzarë anonimë! Barrikadë gjuhës së urrejtjes në media

Dhuna dhe denigrimi online i grave dhe vajzave është emergjenca ku kërkohet ndërhyrje me ligj në konferencën e rrjetit parlamentar ‘Gra të Lira nga Dhuna’ që organizohet për herë të parë nga Kuvendi bashkë me Asamblenë Parlamentare të Komisionit Evropian në Tiranë. “Edhe pse gratë përbëjnë rreth 43% të anëtarëve të Këshillave Bashkiakë, fuqia qeverisëse […]

Qeshor 5, 2024 - 17:20
 0
Bullizmi e denigrimi online, Linda Rama: 50% e dhunuesve, tinëzarë anonimë! Barrikadë gjuhës së urrejtjes në media
Reklamë
Reklamë

Dhuna dhe denigrimi online i grave dhe vajzave është emergjenca ku kërkohet ndërhyrje me ligj në konferencën e rrjetit parlamentar ‘Gra të Lira nga Dhuna’ që organizohet për herë të parë nga Kuvendi bashkë me Asamblenë Parlamentare të Komisionit Evropian në Tiranë.

“Edhe pse gratë përbëjnë rreth 43% të anëtarëve të Këshillave Bashkiakë, fuqia qeverisëse e tyre është shumë më e vogël krahasuar me burrat. Burrat e marrin fjalën mbi 3 herë më shumë se gratë, ndërkohë që këtyre të fundit ju ndërpritet fjala në 22%, ndërsa burrave në 8% të diskutimeve. Ka hendek në pagat mes burrave dhe grave. Fuqia ekonomike e grave është më e ulët e se burrave”, tha Lindita Nikolla, kryetare e Kuvendit

Pedagogia dhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama krahas dhunës në familje ngriti tonin për gjuhën e urrejtjes duke bërë publike shifrat e organizatave ndërkombëtare të viktimave gra e vajza nga teknologjia, bullizmi kibernetik apo tinëzarët digjitalë.

Reklamë
Reklamë

“Në raportin e vitit 2024, bullizimi kibernetik arriti nivel rekord në Evropë, numri i viktimave vajza në çdo vend evropian është më i lartë se i djemve. Analiza e UNWomen rezulton se 41% e grave kanë qenë subjekt i një lloj dhunë online nëpërmjet teknologjisë, kryesisht nga instagrami. 50% e dhunuesve janë tinëzarë digjital persona të panjohur. 37%5  të dhunuarve e zgjidhin vetë duke u shkëputur dhe pak i drejtohen policisë me mosbesim se do të gjejnë zgjidhje tek ato”, tha Linda Rama, pedagoge.

Linda Rama u bëri thirrje vajzave dhe grave të shoqërive civile, deputeteve dhe ministreve që të bëhen barrikadë kundër denigrimit online dhe gjuhës së urrejtjes.

“Në raportin e monitorimit për gjuhën e urrejtjes në Shqipëri 2023, në shënjestër të diskursit denigrues është gjinia. Ka gazetarë e analistë, politikanë, artistë pedagogë që bëjnë gjyqin e të tjerëve pa u kundërshtuar nga intervistuesit drejtuesit e emisioneve”, tha Linda Rama.

Kryetarja e Kuvendit Nikolla tha se është rritur mbikëqyrja parlamentare në zbatueshmërinë e ligjit kundër dhunës me bazë gjinore, ndërsa ministret Koçiu dhe Manastirliu pranuan se ka nevojë për përforcim të dispozitave ligjore kundër dhunës digjitale./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.