Bumi turistik i këtij viti/ RAI: Turistët vijojnë të vizitojnë Shqipërinë
“Është hera e parë në Shqipëri, por nuk do të jetë e fundit!” Kështu shprehet një prej turistëve, për televizionin italian Rai, i cili me ekipin e tij vërtetoi atë për të cilën folën të gjithë mediat ndërkombëtare këtë verë, bumin turistik të Shqipërisë. “Interesante, emocionuese, e adhurueshme, e bukur.” Grupi i xhirimit, vendos të […]
“Është hera e parë në Shqipëri, por nuk do të jetë e fundit!”
Kështu shprehet një prej turistëve, për televizionin italian Rai, i cili me ekipin e tij vërtetoi atë për të cilën folën të gjithë mediat ndërkombëtare këtë verë, bumin turistik të Shqipërisë.
“Interesante, emocionuese, e adhurueshme, e bukur.”
Grupi i xhirimit, vendos të ndjekë një guidë, që i shëtit turistët në qendrën e Tiranës, nga Muzeu Historik Kombëtar tek bunkeri i ndërtuar gjatë regjimit të diktatorit Enver Hoxha.
Shqipëria u pëlqen turistëve numri i të cilëve prej disa kohësh është në rritje, dhe gjate muajit gusht arriti në 2 milionë turistë të huaj, 300 mijë më shumë se Gushti i vitit të kaluar.
“E bukur, më pëlqen”.
Për RAI, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, komenton fluksin që pati Shqipëria.
“Është e vërtetë që Shqipëria ka qenë në qendër të vëmendjes edhe në Itali si një destinacion i ri. Ne po punojmë veçanërisht për kualitetin dhe mbi infrastrukturën. Tashmë keni një imazh real të Shqipërisë turistike, ndërsa kemi pritur 30% më shumë turistë se viti i kaluar.
Edhe pse jemi në muajin e dytë të vjeshtës, moti i mirë ka favorizuar Shqipërinë që sezonin turistik të vazhdojë më gjatë, ndërsa turistët e huaj vazhdojnë të shijojnë bregdetin shqiptar.
Shqipëria po bëhet gati të mbyllë një vit të suksesshëm turistik, ndërsa po behët gati të presë një tjetër sezon akoma me të ngjeshur dhe më me shumë prenotime./tvklan
What's Your Reaction?