Buxheti i ri/ 1.2 miliardë euro investime: Financim i rrugëve, porteve dhe hekurudhave të reja

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm parashikon mbi 7 miliardë euro fonde për shpenzimet publike vitin e ardhshëm. Nga këto rreth 1.2 miliardë euro janë investime apo 18% e totalit. Shumica e investimeve janë vazhdim, por pritet të ndërmerren dhe një sërë projektesh të reja. Dy më të rëndësishmet të planifikuara në buxhetin e këtij viti […]

Nëntor 2, 2023 - 21:10
 0
Buxheti i ri/ 1.2 miliardë euro investime: Financim i rrugëve, porteve dhe hekurudhave të reja
Reklamë
Reklamë

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm parashikon mbi 7 miliardë euro fonde për shpenzimet publike vitin e ardhshëm.

Nga këto rreth 1.2 miliardë euro janë investime apo 18% e totalit. Shumica e investimeve janë vazhdim, por pritet të ndërmerren dhe një sërë projektesh të reja.

Dy më të rëndësishmet të planifikuara në buxhetin e këtij viti janë ndërtimi i portit tregtar në Porto Romano dhe linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit.

Reklamë
Reklamë
Qeveria ka projektuar 400 milionë euro për ndërtimin e portit, i listuar si projekt me financim të huaj, por burimi është i paspecifikuar.

Ndërkohë për rehabilitimin e linjës hekurudhore janë projektuar Qeveria ka vendosur në buxhet rreth 75 milionë euro, ndërsa janë 380 milionë euro si financim i huaj nga korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor, nga ku një pjesë janë grante.

Ndërkohë do vijojë zgjerimi i rrugës Elbasan- qafë thanë në fazat e tjera, si dhe i rrugës Berat – Ballaban. Është vendosur sistemi i rrugës Qafa Buallit – Martanesh, si dhe rikonstruksioni i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, si dhe rehabilitimi i segmentit të vjetër rrugor Fier – Vlorë.

Ndërkohë ujësjellës kanalizimet marrin gjithashtu një angazhim të rëndësishëm në këtë buxhet me 85 milion euro për vijimin e reformave.

Tre sektorët prioritarë arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja do kenë gjithashtu më shumë investime. Synohet zhvillimi i infrastrukturës shkollore në arsimin parashkollor dhe të mesëm. Qendrat rajonale spitalore do i nënshtrohen një procesi rikonstruksioni dhe sistemi me pajisje të reja mjekësore.

Ndërkohë tek mbrojtja do financohen një sërë projektesh duke filluar nga përmirësimi i kushteve të akomodimit në Bizë, tek blerja e dronëve ushtarakë, kompletimi me sisteme radar dhe mjete të reja transporti. Një vëmendje të shtuar do marrë arsimi ushtarak me rikonstruksione godinash.

Tek projektet me financim të huaj KFË dhe bankat europiane do japin grante dhe kredi për projektin Transporti i gjelbër në Tiranë në vlerën 90 milionë euro. 50 milionë euro kredi për programin Porta e Alpeve nga banka europiane e investimeve, 50 milionë euro për programin Deti Blu nga Banka Botërore. AKSHI merr rreth 40 milionë euro për ndërtimin e laboratorëve SMART në shkolla nga bankat europiane ku 60% janë grant ndërsa pjesa tjetër kredi./tch

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.