Çaji i Lëkurave të Portokallit – Një Mrekulli për Shëndetin
Nëse zakoni i përditshëm është që të hash tulin e portokallit dhe të hedhësh lëkurat e saj mos e bëni më! Sipas të dhënave të AgroWeb.org lëkura e një portokalli ka dy herë më shumë vitaminë C se sa tuli. Gjithashtu tek ajo gjenden nivele të larta të vitaminës B6, kalciumit, magnezit dhe kaliumit. Flavonoidët […] The post Çaji i Lëkurave të Portokallit – Një Mrekulli për Shëndetin appeared first on AgroWeb.
Nëse zakoni i përditshëm është që të hash tulin e portokallit dhe të hedhësh lëkurat e saj mos e bëni më!
Sipas të dhënave të AgroWeb.org lëkura e një portokalli ka dy herë më shumë vitaminë C se sa tuli.
Gjithashtu tek ajo gjenden nivele të larta të vitaminës B6, kalciumit, magnezit dhe kaliumit.
Flavonoidët që gjenden tek lëkura kanë vlera anti kancerogjene dhe anti inflamatore.
Ndonëse lëkura e këtyre agrumeve është e thartë, kjo nuk duhet t’ju pengojë për ta ngrënë atë.
Lëkurat e Portokallit janë përdorur për mijëra vjet nga mjekësia popullore për mbajtjen e organizmit shëndetshëm.
Lëkurat e portokalleve janë fantastike në formën e çajit.
Më poshtë, AgroWeb.org liston disa nga përfitimet shëndetësore nga çaji i lëkurave të portokallit.
Përfitimet Shëndetësore nga Çaji i Lëkurave të Portokallit
Çaji i lëkurave të portokallit është i pasur me vitaminë C, ai përmban një sasi të konsiderueshme pektine e cila ndihmon në uljen e kolesterolit.
Ky çaj fantastik është një agjent i fuqishëm anti inflamator, ndihmon në uljen e presionit të gjakut, ndihmon në qendrueshmërinë e nivelit të insulinës, fuqizon sistemin imunitar dhe shëron një sërë komplikacionesh shëndetësore.
Lëkura e portokallit shërbejnë si një agjent i fuqishëm anti inflamator që ndihmon në lehtësimin e artritit apo dhimbjes së kyçeve.
Gjithashtu çaji nga lëkurat e portokalleve ndihmon në qendrueshmërinë e nivelit të sheqerit në gjak duke ndihmuar personat që vuajnë nga diabeti.
Ky çaj ka veti fantastike në lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe migrenës.
Nëse konsumohet i ngrohtë, çaji i lëkurave të portokalli ndihmon jashtëzakonisht në lehtësimin e simptomave të gripit, virozave dhe të ftohtit.
Falë vitaminës C, lëkurat e portokalleve përshpjetojnë rigjallërimin e organizmit të drobitur nga i ftohti.
AgroWeb.org u sugjeron më poshtë mënyrën se si të përgatisni çajin e lëkurave të portokalleve në shtëpi dhe të përfitoni më të mirat prej tij.
Çaji i Lëkurave të Portokallit në Shtëpi
Përbërësit
- Një lugë gjelle me lëkura të thata portokallesh, të prera në copëza të vogla për një filxhan çaji.
- Dy lugë gjelle me lëkura të freskëta portokallesh, të prera në copëza të vogla për një filxhan çaji.
Përgatitja
Hidhni lëkurat e thata ose të njoma sipas masës më sipër në një ibrik sipas masës më sipër dhe lërini të zjejnë.
Pasi i hiqni nga zjarri lërini rreth një orë në mënyrë që lëkurat e portokallit të lëshojnë gjithë vlerat e tyre.
Përdorni një kullesë kuzhine në momentin që hidhni çajin në filxhan.
Sipas preferencës mund t’i shtoni një lugë mjaltë.
Ky çaj mund të konsumohet i ngrohtë dhe i ftohtë./AgroWeb.org
The post Çaji i Lëkurave të Portokallit – Një Mrekulli për Shëndetin appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?