Censusi / Drejtoresha e INSTAT tregon se çfarë do të ndodhë me ata që nuk i përgjigjen pyetësorit

Nga 18 shtatori në dyert tuaja do të trokasin të rinj që do të mbledhin të dhënat për regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Institucioni i Statistikave konfirmon se ka trajnime dhe baza materiale elektronike për mbi 700 punonjës. Elsa Dhuli, drejtore e INSTAT në një intervistë për Vizion Plus dha më shumë detaje nga procesi […]

Shtator 14, 2023 - 08:35
 0
Censusi / Drejtoresha e INSTAT tregon se çfarë do të ndodhë me ata që nuk i përgjigjen pyetësorit
Reklamë
Reklamë

Nga 18 shtatori në dyert tuaja do të trokasin të rinj që do të mbledhin të dhënat për regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Institucioni i Statistikave konfirmon se ka trajnime dhe baza materiale elektronike për mbi 700 punonjës.

Elsa Dhuli, drejtore e INSTAT në një intervistë për Vizion Plus dha më shumë detaje nga procesi i censusit. Ajo tha se pyetjet do të jenë të shkurtra dhe të thjeshta dhe u bëri apel qytetarëve të jenë bashkëpunues për të hapur dyert e për të dhënë përgjigje.

Nga i gjithë pyetësori, vetëm 3 pyetje do të jenë opsionale, ndërsa Dhuli nuk specifikoi nëse do të ketë apo si do të jenë ndëshkimet për qytetarët.

Reklamë
Reklamë

Intervista e plotë

Regjistrimi i censusit do të jetë vullnetar apo i detyrueshëm? Çfarë do të ndodhë me ata qytetarë që do të refuzojnë tu përgjigjen pyetjeve?

Procesi i censit të banesave është një proces i cili do të ndjekë rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe rekomandimet e BE për realizimin e censeve në mbarë vendet e Europës apo në mbarë vendet e botës. Përmbajtja e pyetësorit të censit është e detyrueshme për tu përgjigjur nga çdo qytetar. Gjithë procesi i censit është hartuar, bazuar në një ligj dhe ky është ligji 140 i miratuar në dhjetor të vitit 2020

Cili do të jetë mekanizmi për të ndëshkuar ata që refuzojnë që të përgjigjen?

Unë do të doja të sqaroja që censi është një proces statitikor, një proces teknik, ku të gjithë qytetarët duhet të ndërgjegjësohen që tu përgjigjen pyetjeve të pyetësorit. Të gjithë qytetarët të ndërgjegjësohen për t’i hapur derën skuadrës së madhe të punësuar për këtë periudhë kohe për mbledhjen e informacionit në terren. Ata do të jenë 6 javë për të komunikuar me qytetarët, për të trokitur në dyert e familjeve rezidente në Shqipëri, për të mbledhur informacion. Ky është një detyrim ligjor.

Po nëse nuk e zbatojnë këtë detyrim ligjor, ka një masë ndëshkuese apo jo?

Mendoj se kryesore në këtë proces është që tu përgjigjen pyetjeve të pyetësorit.

Tre do të jenë pyetjet që do të jenë opsionale, feja, kombësia dhe etnia. Pse pikërisht këto pyetje?

Në këtë pyetësor janë ndjekur rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe BE, rekomandime të cilat përmbajnë disa pyetje që janë të detyrueshme për tu përfshirë në pyetësor dhe pyetje të tjera opsionale, që ekziston dhe e drejta e mospërgjigjes. tre nga pyetjet opzionale, janë ato që ju përmendët që lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën. Për këto tre pyetje ekziston edhe e drejta e të mospërgjigjes. Është një opsion në përmbajtje të tyre.

Sipas të dhënave, do të shkohet deri në 3 herë për të bërë regjistrimin, por nëse edhe në herën e tretë familjari nuk gjendet, si do konsiderohet kjo praktikë?

Do përdoren dy opsione. Anketuesi do të lërë numrin e tij të telefonit që qyte tari ta telefonojë vetë ose ai do shkojë përsëri për ta intervistuar ose do ijapë adresën e zyrës së censit afër zonës së banimit ku ai është.

Shumë shqiptarë kanë shtëpi të dyta ose të treta, si do të llogariten këto objekte meqënëse do të regjistrohen edhe banesat?

Një nga modulet e pyetësorit, është moduli për banesat. Anketuesi do të monitorojë banesat dhe do të identifikohet nëse janë banesa të banueshme, nëse janë banesa boshe apo nëse janë banesa për ndonjë qëllim tjetër. Në këtë mënyrë do të merret një informacion për banesat, të cilat janë të banueshme dhe për të cilat do të trokitet nëpër dyer dhe do të merret informacion ekonomik e familjar për këto banesa. Ndërsa për banesat boshe, ato do të regjistrohen si të tilla.

Për emigrantët që nuk janë në Shqipëri në kohën që do të zhvillohet censusi…

Një nga modulet e pyetësorit është edhe moduli për të larguarit. Njësia ekonomike familjare do të pyetet për anëtarët e familjes të larguar në periudhën gjatë dy censeve. Në bazë të këtyre informacioneve do të vlerësohen edhe statistikat mbi migracionin. Pyetjet janë të shkurtra dhe të thjeshta, por varet nga përgjigjet e familjeve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.