Çfarë beteje do të bëjë Basha në vijim, juridike apo elektorale?
Nga Eduard Zaloshnja Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që ia dha zyrtarisht Berishës vulën e PD-së, Basha i mbetur pa vulë deklaroi se atë vendim do ta apelojë në Gjykatën e Lartë. Duket një veprim logjik për dikë që mendon se është marrë një vendim i padrejtë gjyqësor kundër tij, por realiteti politik në […]
Nga Eduard Zaloshnja
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që ia dha zyrtarisht Berishës vulën e PD-së, Basha i mbetur pa vulë deklaroi se atë vendim do ta apelojë në Gjykatën e Lartë. Duket një veprim logjik për dikë që mendon se është marrë një vendim i padrejtë gjyqësor kundër tij, por realiteti politik në Shqipëri tregon se nuk është një veprim racional elektoral.
Një ankimim në Gjykatën e Lartë nga Basha do të dojë muaj, në mos vite, që të shqyrtohet atje. Edhe sikur Basha ta rifitojë vulën e PD-së në Gjykatën e Lartë, do të jetë shumë vonë për të garuar në zgjedhjet e pranverës 2025 si kryetar i një PD-je me vulën e tij…
Ndërkohë, edhe ai elektorat që ka Basha aktualisht do të kalonte në apati, në pritje të një vendimi të vonuar të Gjykatës së Lartë. Dhe mund të rezultojë fatale politikisht për të kjo apati, edhe sikur Basha të kujtohet javët e fundit për tu futur në garën e 2025-ës.
Që të ketë vlerë, garën elektorale Basha duhet ta fillojë qysh sot, sepse partitë e tjera (të mëdha e të vogla) e kanë filluar tashmë…
Vetëm 4 javë më parë, në një sondazh për Report TV, partia e Bashës më rezultoi me rreth 105 mijë vota (me ekstrapolim të përafërt statistikor). Ndërsa partitë e tjera të vogla (jashtë atij që Basha e quan “Trekëndëshi i Bermundës”) kishin rreth 130 mijë vota.
Në qoftë se Basha e regjistron shpejt një parti të re, si dhe nëse ngjiz një aleancë me partitë e vogla jashtë trekëndëshit PS-PD-PL, ka gjasa të bëhet një faktor elektoral në zgjedhjet e ardhshme. Përndryshe, do të mbetet duke trokitur nëpër dyert e gjykatave…
What's Your Reaction?