Çfarë Duhet të Bëni Për më Shumë Energji Gjatë Ditës
Të qenit energjikë është e nevojshme për të kryer aktivitetet që mbushin ditën. Por në rastin e njeriut, energjia nuk vjen me një të ndezur të çelësit. Mësoni rregullat e arta për të pasur sa më shumë energji gjatë ditës, renditur nga AgroWeb.org. Drita e Diellit Drita e diellit rregullon orën e brendshme të trupit […] The post Çfarë Duhet të Bëni Për më Shumë Energji Gjatë Ditës appeared first on AgroWeb.
Të qenit energjikë është e nevojshme për të kryer aktivitetet që mbushin ditën.
Por në rastin e njeriut, energjia nuk vjen me një të ndezur të çelësit.
Mësoni rregullat e arta për të pasur sa më shumë energji gjatë ditës, renditur nga AgroWeb.org.
Drita e Diellit
Drita e diellit rregullon orën e brendshme të trupit dhe stimulon qelizat e trurit.
Hapni dritaren kur të zgjoheni dhe shijoni dritën që të jeni më vigjilentë gjatë ditës.
Studimet konfirmojnë se, nëse shijoni të paktën 30 minuta dritë natyrale në ditë do të jeni më energjikë.
Mëngjesi me Proteinë
AgroWeb.org ju këshillon, të hani mëngjes të pastër me proteinë që t’ju mbajë ngopur për më gjatë.
Një mëngjes i tillë përfshin: bukë me drithëra të plota, banane, qumësht ose kos pa yndyrë, fruta pylli dhe arrorë.
Pini Ujë
Nëse jeni të dehidratuar do të jeni të plogësht dhe pa energji.
Pini ujë vazhdimisht, por mos e pini me ngut sepse veshkat do ta filtrojnë menjëherë dhe do ta nxjerrin nga organizmi pa i dhënë mundësi trupit ta shfrytëzojë atë.
Kafe Në Gllënka Të Vogla
Kafeja sjell energji të shpejtë por që zgjat pak.
Strategjia ideale për një energji të vazhdueshme është që të pini 6 deri në 8 gllënka të vogla të kafesë nga mëngjesi deri pasdite.
Çajrat
Çajrat përmbajnë amino acide që rrisin ndjesinë e mirëqenies dhe vigjilencës.
Në ditë të plogështa, pini patjetër një çaj edhe nëse keni pirë një kafe dhe do të vëreni një energji më të plotë.
Frutat dhe arrorët
Hani fruta të plota dhe arrorë. Mos pini lëngje të gazuara mes vakteve apo ëmbëlsira plot sheqer.
Zgjidhni mes mollës, bananes, portokallit, djathit pa yndyrë, arrave, bajameve dhe kosit.
Thuaji Jo Ushqimeve Të Shpejta
Pica, hamburgeri, mishi i skuqur i pulës kanë aftësi shteruese të energjisë.
Këto ushqime përmbajnë substanca që provokojnë përgjumjen e trurit.
Bëni Një Shëtitje
Një shëtitje 20 minutëshe pas drekës do t’ju gjallërojë, thonë ekspertët.
Aktiviteti fizik i jep energji trurit ndonëse ju ngjall ndjesinë e përtacisë.
Shëtitja dhe ecja çlirojnë hormonet e duhura për t’u ndjerë energjikë.
Dremisni
Mjafton një dremitje prej 15-30 minutash pasdite për t’u ndierë më mirë.
Megjithatë vendosni alarmin që të zgjoheni dhe të mos bini në gjumë të thellë, nga i cili do ju duhet më shumë se një orë të zgjoheni.
Nëse flini shumë në drekë, do të ndiheni të plogësht për shumë kohë.
Larja e Fytyrës
Njerëzit që lajnë fytyrën pas dremitjes, ndihen më të gjallë dhe energjikë.
Nje tjeter alternativë është të lani duart në ujë të ftohtë dhe më pas të fërkoni pjesën e pasme të qafës.
Gjumin e Sotëm Mos e Lër Për Nesër
Një natë e vetme ndoshta nuk mjafton për të rimëkëmbur netë të tëra pa gjumë.
Një herë në javë të paktën përpiquni të flini herët, sepse edhe truri e ka të nevojshëm pushimin.
Të gjitha punët që keni lënë bërë shtyjini për nesër dhe dhurojini vetes qetësinë e nevojshme./AgroWeb.org
The post Çfarë Duhet të Bëni Për më Shumë Energji Gjatë Ditës appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?