Çfarë pritet sot? Maqedonia e Veriut i hap rrugë formimit të qeverisë teknike, për herë të parë një kryeministër shqiptar,
Ditën e djeshme (25.01.2024) qeveria e Maqedonisë së Veriut e drejtuar nga Dimitar Kovaçevski ka dhënë dorëheqjen për ti hapur rrugën formimit të
Ditën e djeshme (25.01.2024) qeveria e Maqedonisë së Veriut e drejtuar nga Dimitar Kovaçevski ka dhënë dorëheqjen për ti hapur rrugën formimit të qeverisë teknike. Kjo është hera parë që në krye të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vendoset një shqiptar, Talat Xhaferi.
Kuvendi i RMV-së sot do ta mbajë mbledhjen e 139-të në të cilën pritet të konstatohen dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe të zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit, Jovan Mitreski, koordinator aktual i grupit parlamentar të LSDM-së.
Mandatari teknik të shtunën do të dorëzojë program dhe përbërje të Qeverisë në Kuvend.
Përbërja e Qeverisë teknike tashmë dihet pasi partitë politike i publikuan propozimet për ministra dhe zëvendësministra shtesë.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, propozim për kryeministër teknik, dje në intervistë për Kanalin e Kuvendit, theksoi se jo vetëm që pret të kemi proces të drejtë, demokratik dhe të suksesshëm zgjedhor, por, siç tha, kemi obligim të sigurojmë zgjedhje të tilla.
“Unë jo që pres të kemi zgjedhje të tilla, por e kemi obligim. Dhe kjo vetvetiu është sfidë, dhe fillimisht, personalisht për mua si bartës i atij funksioni, ndërkaq duke i pasur parasysh komunikimin me përfaqësuesit të cilët do të jenë pjeës e asaj qeverie, konsideroj se të gjithë e kanë të qartë se jemi të obliguar ta sigurojmë për qytetarët. Dhe unë jam i bindur se atë do ta sigurojmë dhe do të kemi konsensus mes të gjithë pjesëmarrësve në atë proces”, tha Xhaferi në intervistë për kanalin kuvendor.
Ai thekson se kanë obligim moral, politik dhe etnik ndaj qytetarëve, t’u sigurojnë pasqyrë adekuate para institucioneve ndërkombëtare të cilët në mënyrë adekuate do ta mbikëqyrin procesin e zgjedhjeve.
Qeveria teknike sipas paralajmërimeve të Talat Xhaferit pritet të votohet ditën e diel./vizionplus.tv
What's Your Reaction?