Cila ishte tragjedia më e keqe detare në histori?

Për sa i përket jetëve njerëzore, kostoja më e lartë nuk lidhet me fundosjen e Titanikut në vitin 1912, ku humbën jetën më shumë se 1500 njerëz,shkruan focus.it. Më pak i famshëm, por me një numër edhe më dramatik të vdekjeve, ishte fundosja e ”Wilhelm Gustloff”, një linjë oqeanike e goditur nga një nëndetëse gjatë […]

Janar 18, 2024 - 10:13
 0
Cila ishte tragjedia më e keqe detare në histori?
Reklamë
Reklamë

Për sa i përket jetëve njerëzore, kostoja më e lartë nuk lidhet me fundosjen e Titanikut në vitin 1912, ku humbën jetën më shumë se 1500 njerëz,shkruan focus.it.

Më pak i famshëm, por me një numër edhe më dramatik të vdekjeve, ishte fundosja e ”Wilhelm Gustloff”, një linjë oqeanike e goditur nga një nëndetëse gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Anija ”Wilhelm Gustloff” ishte më shumë se 200 metra e gjatë, me një tonazh prej 25 893 tonësh, e mobiluar në mënyrë luksoze, e cila kishte pritur borgjezinë e pasur gjermane në disa udhëtime.

Reklamë
Reklamë

Megjithatë, në vitet para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pas fillimit të konfliktit, ajo u përdor për transportin e trupave, si kazermë dhe gjithashtu si spital.

Më 30 janar 1945 u nis nga porti i Gotenhafen, Poloni, me mbi 10 000 njerëz në bord duke përfshirë oficerë, ushtarë, gra të Njësive Ndihmëse Detare, të plagosur dhe refugjatë.

Në orën 21.08, në kushtet e tmerrshme të Detit Baltik, një nëndetëse ruse e goditi atë me tre silurë. Në më pak se një orë, Wilhelm Gustloff u mbyt, duke marrë me vete mbi 9000 njerëz.

Vetëm 1320 i mbijetuan asaj që sot është tragjedia në det me numrin më të madh të jetëve të humbura.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.