Cilat shtete të Ballkanit po subvencionojnë blerjen e makinave elektrike?

Thuajse të gjitha shtetet e rajonit kanë miratuar paketa financiare për të stimuluar blerjen e automjeteve elektrike dhe më ekologjike. Shqipëria deri më tani nuk ofron subvencione direkte për blerjen e automjeteve eko, por importi i makinave elektrike është i përjashtuar nga taksat doganore, TVSH-ja, dhe parkingu në disa raste lejohet pa pagesë për këto […]

Shkurt 15, 2024 - 13:57
 0
Cilat shtete të Ballkanit po subvencionojnë blerjen e makinave elektrike?
Reklamë
Reklamë

Thuajse të gjitha shtetet e rajonit kanë miratuar paketa financiare për të stimuluar blerjen e automjeteve elektrike dhe më ekologjike.

Shqipëria deri më tani nuk ofron subvencione direkte për blerjen e automjeteve eko, por importi i makinave elektrike është i përjashtuar nga taksat doganore, TVSH-ja, dhe parkingu në disa raste lejohet pa pagesë për këto mjete.

Në rrugët e qyteteve po ashtu po shtohen stacionet e karikimit në kuadër të ambicies së qeverisë lokale e qendrore për të elektrifikuar transportin publik.

Reklamë
Reklamë

Në Maqedoninë e Veriut, prej vitit 2017 pronarët që blejnë makina elektrike shpërblehen me 5 mijë euro edhe pse vitin e kaluar nuk ka pasur buxhet të mjaftueshëm. Këtë vit janë parashikuar subvencione edhe për automjetet elektrike hibride, por edhe lehtësira për instalimin e pompave të gazit.

Në Mal të Zi, përveç stimulimit të blerjes së automjeteve ekologjike për persona fizikë dhe juridikë (5 mijë euro për elektriket dhe 2.500 euro për makinat hibride), tani e tutje po stimulohet edhe prokurimi i automjeteve ekologjike për sektorin publik, me 7.500 euro për mjetet elektrike dhe 4 mijë euro për hibridet.

Në Serbi, sipas Shoqatës vendase të Importuesve të Automjeteve dhe Pjesëve, këtë vit janë ndarë 170 milionë dinarë për subvencione dhe, varësisht nga automjeti, ato shkojnë nga 250 euro në dinarë për blerjen e një motoçiklete elektrike deri në 5 mijë euro për automjetet me peshë maksimale të lejuar deri në 3,5 tonë. Të drejtën e subvencionit mund ta ushtrojnë personat fizikë, sipërmarrësit dhe personat juridikë.

Në Bosnjë-Hercegovinë, vitin e kaluar janë miratuar 1 milion marka të konvertueshme (MK) për blerjen e automjeteve ekologjike, nga të cilat 500 mijë janë për persona juridikë dhe 500 mijë për individë. Për automjetet elektrike, shuma e subvencioneve ishte 10 mijë MK dhe për hibridet 12 mijë MK.

Kroacia ka futur stimuj shtetërorë për blerjen e automjeteve ekologjike në vitin 2014, por vitin e kaluar, në vitin 2023, ky subvencion ka munguar, me shpjegimin e “Fondit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Eficiencës së Energjisë” kompetente se janë duke u hartuar rregullore të reja.

Tani mediet, por edhe Shoqata Kroate Auto Moto, pretendojnë jozyrtarisht se fondi pritet të bëjë thirrje publike për subvencione, shuma e së cilës, siç thuhet në faqen e fondit, do të jetë maksimumi 40 për qind e vlerës së automjetit, në varësi të llojit.

Në vitin 2022, shuma e stimujve në Kroaci ishte rreth 10 mijë euro për makinat elektrike dhe 5 mijë euro për hibridet. Në Kroaci, shumë shërbime publike financojnë vetë blerjen e automjeteve ekskluzivisht elektrike, siç është Posta Kroate me rreth 470 automjete elektrike në rrjetin e vet. Vlerësohet se Posta Kroate vitin e kaluar ka kursyer rreth 240 mijë euro vetëm nga diferenca në çmimin e “karburantit”. /Danas

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.