De Biasi largohet nga Kombëtarja e Azerbajxhanit
Gianni De Biasi ka vendosur që t’i jap fund karrierës së tij si trajner i Kombëtares së Azerbajxhanit, duke i dhënë fund një periudhe tre vjeçare. “Kam kryer rrugëtimin që duhet të kryeja me këtë skuadër. Duke bërë vlerësimet e duhura mendoj se kam arritur maksimumin, gjëra të jashtëzakonshme në nivel rezultatesh. E lë këtë […]
Gianni De Biasi ka vendosur që t’i jap fund karrierës së tij si trajner i Kombëtares së Azerbajxhanit, duke i dhënë fund një periudhe tre vjeçare.
“Kam kryer rrugëtimin që duhet të kryeja me këtë skuadër. Duke bërë vlerësimet e duhura mendoj se kam arritur maksimumin, gjëra të jashtëzakonshme në nivel rezultatesh. E lë këtë skuadër relativisht të re, që mund të ketë një të ardhme. Por unë e lë me kaq. Çdo gjë ka një fillim dhe një fund. Për mua erdhi fundi”, ishte deklarata e De Biasit për “TuttoMercatoWeb.com”.
Kjo ishte skuadra e dytë kombëtare që De Biasi ka drejtuar në karrierën e tij, pas Shqipërisë, ku qëndroi në periudhën 2011-2016, duke u kualifikuar edhe për në Euro 2016 në Francë.
De Biasi qëndroi në krye të Azerbajxhanit për 39 ndeshje, ku regjistroi 10 fitore, tetë barazime dhe 21 humbje. Fitoret më të shquara janë ajo 3:0 kundër Suedisë, 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut dhe një fitore 2:1 kundër Sllovakisë.
/a.r
What's Your Reaction?