Deputeti demokrat: Basha kreu i grupit të PD? Është i paligjshëm, njohim Bardhin! Të regjistrojë Statutin në gjykatë
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha në ‘Studio Live’ në Report Tv se Lulzim Basha nuk është kryetar u grupit parlamentar të PD-së. Sipas Korreshit, Basha duhet të regjistrojë fillimisht statutin e ri në gjykatë, ndërsa shtoi se si kryetar grupi njohin Gazment Bardhin. ‘Regjistro statutin pastaj hajde na fol për prralla me mbret. […]
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha në ‘Studio Live’ në Report Tv se Lulzim Basha nuk është kryetar u grupit parlamentar të PD-së. Sipas Korreshit, Basha duhet të regjistrojë fillimisht statutin e ri në gjykatë, ndërsa shtoi se si kryetar grupi njohin Gazment Bardhin.
‘Regjistro statutin pastaj hajde na fol për prralla me mbret. Kur ta regjistrojë në gjykatë. Unë ju referova rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. E përcakton rregullorja e Kuvendit. Gazment Bardhin e njohim sy kryetar të grupit parlamentar, ndërsa Berishën dhe Bashën si njohim si kryetar. I përkasim grupit parlamentar të PD-së. Parlamenti nuk është shprehur se është Basha. Kryesia dhe kryetari i grupit parlamentar zgjidhet nga vetë kreu i grupit parlamentar. Berisha nuk ka pasur shumicën e deputetëve prandaj se mori dot grupin parlamentar. Vjen ai bën Kuvende, po ta gëzosh Kuvendin! ’- tha Korreshi.
Për gazetarin Arbër Hitaj, Korreshi u shpreh se ngërçi juridik ka zbehur opozitën e se kjo situatë në PD do të vazhdojë prej ditësh.
‘Më vjen keq që kandidati i PD-së duhet të regjistrohet me Partinë e Lirisë. Është shumë e trishtë, mendoj se nuk ka ndërmend gjykata as t’i shqyrtojë aq ti gjykojë. PD do të vazhdojë me ngërçin jurdik për shumë kohë. Trumbetojmë Reformën në Drejtësi dhe nuk i japim zgjidhje. Vula s’i takon as Bashës as Berishës. Ngërçi procedural ka zbehur opozitën. Berisha kishte gjithë mundësinë ta legjitimonte, por beri një proces që nuk i jep kurrë legjitimitet.’- tha Korreshi.
Nga ana tjetër, kreu i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani, theksoi se çdo dobësim i opozitës shkon në shkatërrimin e vendit, pasi i lë vend qeverisë të bëjë abuzime.
‘Në trashjen me të madhe të zullumit të kësaj qeverie, opozita shkon dhe zihet për karrige. Çdo lloj lufte e brendshme në opozitë, le kohë për abuzimin e qeverisë. Sali Berisha sipas Gaz Bardhit ka vrarë njerëzit në Gërdec, ndërsa Gaz Bardhi sipas Berishës është përfshirë në vrasjen në Elbasan. Këto qëndrime e dobësojnë opozitën. Çdo dobësim i opozitës shkon në shkatërrimin e vendit.’- tha Shabani./m.j
What's Your Reaction?