Deputeti shqiptar në Serbi: RTS dhe 3 kanale të tjera ndërprenë transmetimin kur fliste Kurti në OKB
Deputeti i vetëm shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pasi disa media në Serbi nuk transmetuan fjalimin e kryeministrit Albin Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në platformën “X”, Kamberi shkruan se janë katër media që kanë ndërprerë transmetimin, ndërsa ato në Kosovë e kanë transmetuar të gjithë fjalimin […]
Deputeti i vetëm shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pasi disa media në Serbi nuk transmetuan fjalimin e kryeministrit Albin Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në platformën “X”, Kamberi shkruan se janë katër media që kanë ndërprerë transmetimin, ndërsa ato në Kosovë e kanë transmetuar të gjithë fjalimin e presidentit serb.
“Ndërsa Albin Kurti mbajti fjalimin e tij, RTS dhe tre kanale te tjera serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë, RTK e transmetoi të gjithë fjalimin e Vuçiqit! Tani, në cilin vend ka më shumë tolerancë”, shkruan Kamberi.
Nga zyra e zëvendës kryeministrit të Kosovës, e quajtën këtë një censurë, dhe e vunë theksin tek fakti se Aleksandër Vuçiç është i përfshirë nga paniku dhe frika.
/a.r
What's Your Reaction?