Dëshmitarët tregojnë planin e vrasjes së Behar Sofisë

Stafi i lokalit ku pinte kafen Behar Sofia i ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021 kanë dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës i njohur me pseudonimin “Bajlozi” i akuzuar nga SPAK si organizator i vrasjes. Tre dëshmitarët theksuan në sallën e gjyqit se e njihnin Sofinë pasi ai e frekuentonte shpesh duke […]

Shkurt 22, 2024 - 13:51
 0
Dëshmitarët tregojnë planin e vrasjes së Behar Sofisë
Reklamë
Reklamë

Stafi i lokalit ku pinte kafen Behar Sofia i ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021 kanë dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës i njohur me pseudonimin “Bajlozi” i akuzuar nga SPAK si organizator i vrasjes.

Tre dëshmitarët theksuan në sallën e gjyqit se e njihnin Sofinë pasi ai e frekuentonte shpesh duke qenë se kishte banesën aty. Lokali ndodhet në ngjitur me një qendër tregtare, mbrapa Piramidës.

Pronarja e lokalit E. Banaj ka theksuar se e ka në pronësi bar kafenë që prej 23 vitesh dhe Behar Sofinë e njihte pasi e ka frekuentuar shpesh lokalin e saj sepse ai kishte banesën aty.

Reklamë
Reklamë

Prokuroria lexoi në seancë edhe dëshminë e Ardjana Vathit bashkëshortes së Skënder Vathit, i dënuar me 30 vite burg për të njëjtën ngjarje.

Sipas deklarimeve paraprake ajo ka pranuar se ka shkuar disa herë për të pirë kafen në lokalin mbrapa Piramidës. Sipas SPAK ata e kanë vëzhguar Behar Sofinë për 6 muaj.

Thëniet e dëshmitarëve mbështeten edhe nga pamjet filmike të lokalit. Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar që të dëshmojë Marsel Pirra, i cili nuk është gjetur ende dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ernejt Shyti.

Të pandehurit e tjerë në këtë çështje, Xhuliano Visha, Leonardi Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza janë dënuar me nga 30 vite burg për ngjarjen ndërsa bashkëpuntori i drejtësisë që është edhe ekzekutori i Sofisë, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite burg.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.