Detaje nga vrasja e policit në Fier, autori e qëlloi me plumb në kokë, la makinën te shtëpia e dajës dhe u arratis

Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen që tronditi këtë të hënë qytetin e Fierit. Sot rreth orës 13:00 efektivi i policisë Novruz

Maj 13, 2024 - 16:40
 0
Detaje nga vrasja e policit në Fier, autori e qëlloi me plumb në kokë, la makinën te shtëpia e dajës dhe u arratis
Reklamë
Reklamë

Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen që tronditi këtë të hënë qytetin e Fierit.

Sot rreth orës 13:00 efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra me armë zjarri nga Azgan Mernica, i cili është në arrati.  Policia e Vlorës është angazhuar në lidhje me gjetjen e autorit të vrasjes së efektivit të forcave “Shqiponja”. Burime bëjnë me dije se në bashkëpunim me FNSH është ngritur një pikë kontrolli në hyrje të autostradës Vlorë-Fier.

Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika foli më herët për mediat, ku dha detaje lidhur me ngjarjen. Ai tha se pista kryesore që po heton policia është ajo e konfliktit të çastit mes autorit dhe viktimës.

Reklamë
Reklamë

Vizion Plus raportoi më herët se Cenalia dhe Mernica debatuan për vendin e makinës, sherri mes tyre ndodhi për asrye se dyshja nuk po binin dakord se kush do të kalojë në rrugë me makinë, pasi rruga ishte e ngushtë.

Autori e qëlloi efektivin e policisë në kokë me një plumb. Më pas ai ka lënë makinën te shtëpia e dajës dhe është arratisur duke ikur nëpër ara.

Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika tha se policia ka gjetur makinën e autorit. Policia vijon kontrollet me dron. Policia e Fierit ofron 30 mijë euro shpërblim lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Baltëz, ku mbeti i vrarë efektivi Novruz Cenalia.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj”, thotë policia.

Gjithashtu mësohet se vëllai i autorit, Kiri Mernica ndodhet ne burg, raporton Vizion Plus. Ndërsa babai i policit të ndjerë kur ka qënë në punë vite më pare ka patur një situatë, por pa përgjegjësi penale. Aktualisht ai punon nën oficer te salla operative./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.