Detaje të reja nga ngjarja në Malësinë e Madhe/ I plagosuri është një emigrant afgan
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Malësinë e Madhe, ku pas një konflikti të çastit është plagosur një adoleshent. Gazetari
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Malësinë e Madhe, ku pas një konflikti të çastit është plagosur një adoleshent.
Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata bën me dije se i plagosuri është një emigrant afgan.
Policia thotë se 4 afganë janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar. Blutë kanë marrë në pyetje personat e tjerë që ishin me afganin, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta, 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.
What's Your Reaction?