Dhëmbët dhe Zemra – Cila është Lidhja Mes të Dyjave

Ndikimi i Problemeve të Dhëmbëve tek Shëndeti i Zemrës Të gjithë ekspertët e shëndetit tregojnë se ekziston një lidhje mes shëndetit të gojës dhe atij të zemrës. Por studiuesit janë të mendimit se ka akoma vend për kërkime mbi faktin se mirëmbajtja e dhëmbëve ndikon drejt për drejtë ndaj parandalimit të sëmundjeve kardio-vaskulare dhe problemeve të […] The post Dhëmbët dhe Zemra – Cila është Lidhja Mes të Dyjave appeared first on AgroWeb.

Tetor 30, 2023 - 12:40
 0
Dhëmbët dhe Zemra – Cila është Lidhja Mes të Dyjave
Reklamë
Reklamë

Ndikimi i Problemeve të Dhëmbëve tek Shëndeti i Zemrës

Të gjithë ekspertët e shëndetit tregojnë se ekziston një lidhje mes shëndetit të gojës dhe atij të zemrës.

Por studiuesit janë të mendimit se ka akoma vend për kërkime mbi faktin se mirëmbajtja e dhëmbëve ndikon drejt për drejtë ndaj parandalimit të sëmundjeve kardio-vaskulare dhe problemeve të zemrës në tërësi.

Reklamë
Reklamë

Debati për përkujdesjen e keqe ndaj shëndetit të gojës si një shkaktar kryesor i sëmundjeve të zemrës, vazhdon të jetë i hapur ndaj AgroWeb.org ju sjell një vlerësim të plotë të situatës.

Studimet e mëparshme

Në 2012, ekspertët dhe studiuesit dolën në përfundimin përmes të dhënat shkencore se një higjienë jo e mirë e gojës nuk rezultonte në një përkeqësim të dukshëm të shëndetit të zemrës.

Dhe kurimi i sëmundjeve të ndryshme të mishrave të dhëmbëve, nuk parandalonte sëmundjet serioze të zemrës.

Të dhënat e fundit shkencore

Gjithsesi, shumë studime të mëvonshme të konsultuara nga AgroWeb.org tregojnë një lidhje konkrete mes periodontozës (sëmundje e mishrave të dhëmbëve) dhe sëmundjeve të tjera, përfshirë këtu dhe problemet serioze të zemrës.

Kërkimet sugjerojnë se periodontoza shoqërohet me një rritje të rrezikut ndaj sëmundjeve kardio-vaskulare.

Njerëzit me sëmundje kronike të mishrave të dhëmbëve, raporton AgroWeb.org, vuajnë gjithashtu nga një ngushtim i venave të gjakut  që ndodhen në qafë, të cilat ndikojnë direkt në zemër.

Ka dhe një tjetër lidhje shumë të fortë mes diabetit e sëmundjeve të zemrës dhe provave se ata që vuajnë nga diabeti kanë një përmirësim kur kanë kryer një pastrim profesional tek dentisti.

Si ta mirëmbajmë shëndetin e gojës?

Dhe pse higjiena e gojës nuk është pika kyçe e parandalimit të sëmundjeve të zemrës, AgroWeb.org këshillon se mbetet shumë e rëndësishme mirëmbajtja e saj:

Lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë.

Pastroni dhëmbët me fill dentar.

Zëvendësoni furçën e dhëmbëve çdo tre muaj, ose sapo qimet e saj të fillojnë të përkulen.

Caktoni një vizitë të rregullt me dentistin tuaj.

Dhe nëse jeni të shqetësuar për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, komunikoni me mjekun tuaj për mënyrat më të mira, siç janë lënia e duhanit apo mbajtja e një peshe të shëndetshme./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

The post Dhëmbët dhe Zemra – Cila është Lidhja Mes të Dyjave appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.