Dhuna në futbollin grek, dorëhiqet presidenti i Superligës
Dhuna në futbollin grek, ka bërë që drejtuesi i superligës të japë dorëheqjen. Sipas asaj që shkruajnë mediat Helene, pronari i Olympiakos, Evangelos
Dhuna në futbollin grek, ka bërë që drejtuesi i superligës të japë dorëheqjen.
Sipas asaj që shkruajnë mediat Helene, pronari i Olympiakos, Evangelos Marinakis, ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Superligës së Greqisë.
Marinakis njoftoi vendimin e tij pak para fillimit të mbledhjes së asamblesë së përgjithshme të ligës më të lartë të futbollit profesionist të Greqisë.
Në letrën drejtuar bordit drejtues të ligës greke, Marinakis, ndër tjera shkruante: “Nuk kam as kohë dhe as dëshirë të vazhdoj të jem i përfshirë në menaxhimin e ligës”.
Dorëheqja e tij pason një mocion mosbesimi të paraqitur kundër tij nga klubet e Panathinaikosit, AEK-ut, PAOK-ut dhe Arisit në përgjigje të incidentit të fundit të dhunës sportive.
Marinakis ka mbajtur rolin e presidentit që nga qershori i vitit 2022.
Huliganizmi ka dëmtuar futbollin grek në vitet e fundit dhe vitin e kaluar qeveria rriti dënimin maksimal për krimet e dhunës së tifozëve nga gjashtë muaj në pesë vjet pas një goditjeje tjetër fatale me thikë.
What's Your Reaction?