Dhunimi i 3 shqiptarëve në Malin e Zi, policia malazeze identifikon 3 autorët e dyshuar
Tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj shtetasve shqiptarë në Mal të Zi janë identifikuar bën me dije Policia e Malit të Zi përmes një njoftimi. Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi janë tre shqiptarët e dhunuar barbarisht nga një grup personash, që dyshohet se janë serbë të Bosnje Hercegovinës. Në lidhje me ngjarjen e […]
Tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj shtetasve shqiptarë në Mal të Zi janë identifikuar bën me dije Policia e Malit të Zi përmes një njoftimi.
Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi janë tre shqiptarët e dhunuar barbarisht nga një grup personash, që dyshohet se janë serbë të Bosnje Hercegovinës.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia malazeze ka identifikuar tre autorët e dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Tre shqiptarët ndodheshin në një makinë me targa gjermane, në momentin kur janë sulmuar nga një persona pa asnjë shkak.
Ata kanë goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptarë nga mjeti, janë sulmuar fizikisht edhe këta shtetas, duke ju shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Tre të rinjtë janë paraqitur në policinë lokale për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht nga ana e mjekut ligjorë, ku janë konstatuar dëmtime të kategorizuar ‘rrahje’.
What's Your Reaction?