Dita Botërore e Shëndetit, ministrja Koçiu: Po punojmë për krijimin e qendrave të mjekësisë familjare në të gjithë vendin

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, organizuan të dielën një aktivitet në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit me moton “Shëndeti im, e drejta ime”. Aktivitetit, me pjesëmarrjen e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe përfaqësuesit të Zyrës së OBSH-së në Tiranë, Gazmend Bejtja, iu […]

Prill 7, 2024 - 20:15
 0
Dita Botërore e Shëndetit, ministrja Koçiu: Po punojmë për krijimin e qendrave të mjekësisë familjare në të gjithë vendin
Reklamë
Reklamë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, organizuan të dielën një aktivitet në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit me moton “Shëndeti im, e drejta ime”.

Aktivitetit, me pjesëmarrjen e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe përfaqësuesit të Zyrës së OBSH-së në Tiranë, Gazmend Bejtja, iu bashkuan edhe prindër dhe fëmijë me çrregullime të spektrit autik apo me nevoja të veçanta për të cilët ishte organizuar edhe një kënd i veçantë ku mund të shprehnin talentin e tyre në pikturë.

Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vuri në dukje se këtë javë të rëndësishme të cilën MSHMS e nisi me ditën e ndërgjegjësimit për autizmin, ia dedikoi shëndetit mendor.

Reklamë
Reklamë

Ajo theksoi se shëndeti mendor është një pikë nevralgjike të cilës të gjithë së bashku duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje.

“Fëmijët dhe të rriturit me çrregullime të spektrit autik nuk janë ndryshe. Janë njësoj si ne, janë special, janë të veçantë dhe për ta do të kujdesemi çdo ditë për të nxjerrë në pah ato vlera dhe karakteristika që i bëjnë të ndryshëm nga shoqëria, por special në shoqëri”, u shpreh Koçiu, sipas një njoftimi për shtyp.

MSHMS po punon për krijimin e qendrave të mjekësisë familjare në të gjithë vendin me shërbime të integruara socio – shëndetësore, me fokus kryesor problemet e shëndetit mendor, por edhe shërbimet për fëmijët dhe të rinjtë dhe kujdesin paliativ.

“Duke pasur në vëmendje kujdesin shëndetësor universal që nuk është gjë tjetër përveçse një kujdes që të garantojë shëndet fizik, shëndet psikologjik dhe mirëqenie sociale, qëllimi parësor i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është ofrimi i shërbimeve socio- shëndetësor në ato që quhen qendrat e para të pritjes së pacientëve, në qendrat tona shëndetësore”, deklaroi Koçiu.

Ajo deklaroi se “sot kemi mbi 400 qendra shëndetësore që janë rehabilituar në infrastrukturë, por po punojmë për ditë për të sjellë shërbimin e integruar të profesionistëve tanë të shëndetit të cilët mundësojnë që të trajtojmë aspektet shëndetësore, aspektet fizike dhe ato të mirëqenies emocionale”.

Koçiu tha se prioriteti i MSHMS-së është zgjerimi i shërbimeve të kujdesit socio-shëndetësor me rritjen e numrit të punonjësve logopedë, fizioterapistë, punonjësve socialë e psikologë në qendrat shëndetësore.

“Për këtë qëllim kemi shtuar logo-pedistët aq shumë të rëndësishëm në qendrat tona shëndetësor. Do të vijojmë ta pasurojmë me logopedë, fizioterapistë, punonjës socialë, me psikologë secilën nga qendrat tona shëndetësore për të ofruar shërbimin bazë, vlerësimin psikologjik të çdo fëmije dhe çdo të rrituri që ka nevojë për shërbime të tilla për t’i orientuar ashtu siç duhet”, nënvizoi ministrja.

Një mesazh të veçantë, Koçiu përcolli edhe për prindërit e këtyre fëmijëve ku deklaroi se qeveria dhe MSHMS do vijojnë të mbështesin familjen dhe çdo grua siç është bërë gjatë gjithë këtyre viteve për t’i ri-integruar dhe promovuar nga ana profesionale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shtoi se e drejta për shërbim shëndetësor universal, për shërbime të nevojshme socio-shëndetësore, integruese dhe fuqizimi ekonomik i rolit të gruas në shoqëri, janë prioritet i MSHMS-së.

Përfaqësuesi i Zyrës së OBSH-së në Tiranë, Gazmend Bejtja vlerësoi ambicioze të MSHMS të cilat synojnë që të sjellin kujdesin shëndetësor tek qytetarët në të gjithë vendin.

Ai theksoi së realizimi i këtyre nismave të guximshme kërkojnë bashkëpunimin e të gjithëve.

“Fëmijët kanë të drejtë të vaksinohen dhe të kontrollohen vazhdimisht për çështje të ndryshme. Fëmijët kanë të drejtë të kenë shërbime të mira kudo në të gjithë vendin. Të drejta kanë edhe nënat apo gratë, të drejta për përkujdes shëndetësor, për depistim, për kontroll, për trajtim. Ne këtu në Shqipëri i kemi këto të drejta dhe duhet t’i vlerësojmë dhe të punojmë së bashku për ti përmbushur këto të drejta” u shpreh Bejtja.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese, Florida Dobi solli në vëmendje punën e jashtëzakonshme që bëhet pranë kësaj qendre e cila ofron shërbime për fëmijët dhe adoleshentët deri në moshën 18 vjeç për të gjithë spektrin e çrregullimeve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.