Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare
Fluski i rrymave ajrore nga Arktiku po zhvendosen drejt europës verilindore duke i’a lenë vendin masava ajrore nga mesdheu ku presim reshje shiu në fillimin e javës në territorin e Shqipërisë. E Diel, 14 Janar 2024 Në vendin tonë moti do të me kthjellime dhe shtim të vranësirave në mesditë në zonën perëndimore dhe reshje […]
Fluski i rrymave ajrore nga Arktiku po zhvendosen drejt europës verilindore duke i’a lenë vendin masava ajrore nga mesdheu ku presim reshje shiu në fillimin e javës në territorin e Shqipërisë.
E Diel, 14 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të me kthjellime dhe shtim të vranësirave në mesditë në zonën perëndimore dhe reshje të pakta pasdite dhe mbrëmje. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -6/6°C
– Zonat e ulëta 3/12°C
– Zonat bregdetare 5/13°C
Kosovë
Kosova për dt. 14 Janar 2024 do të ketë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -6°C – -1°C në mëngjes deri në 4°C – 7°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë, 15 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi në zonën e Shkodrës pasdite, reshje bore në verilindje në lartësitë 800 m në nivel deti. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 10-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 1/7°C
– Zonat e ulëta 4/15°C
– Zonat bregdetare 8/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
What's Your Reaction?